Connect with us

Aktualitet

Speciale | Skandalet dhe akuzat që Artan Lame la pas

Artan Lame hoqi dorë nga drejtimi i Kadastrës përtu bërë kryebashkiak, por la pas njw pirg me skandale tw cilat u bwnw publike kohw pas kohe, tw tilla si dosje të grisura, regjistra të dëmtuar dhe qytetarë që me zë e figurë flasin për ryshfetet që u japin sekserëve vetëm që të arrrijnë takime me drejtorët e Kadastrave apo që të marrin një ‘Ok’ prej tyre lidhur me regjistrimin e pronave. Por ccfarw u bw mediatike gjatw kohws qw Lame drejtoi 10 vite kadastrwn? Kadastra e Vlorës për shkak të pronave të bregdetit nuk ka gjetur rehati! Në vetë m 10 muajt e vitit 2021, Kadastra e Vlorës ka ndërruar shtatë drejtorë të ndryshëm. Njëri pas tjetrit, drejtorët kanë hequr dorë nga posti i tyre, në mënyrë të pashpjegueshme. Vetë rejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka pranuar se lëvizjet e shpeshta në kadastrën e Vlorës kanë ndodhur si rezultat i presioneve kriminale. Ai ka thënë se interesat e larta të tokave të bregdetit në këtë zonë kanë sjellë një situatë të tillë në kadastrën e Vlorës. Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit,”- thoshte Lame. Partia Demokratike ka bërë disa kallëzime penale për drejtorin larguar të Kadastrës, Artan Lame të cilin e akuzojnë për përdorim politik të lejeve të legalizimeve. Akuzat datojnë që nga viti 2014. Në atë kohë, Partia Demokratike hodhi akuza ndaj kreut të ALUIZNIT (siç quhej në atë kohë institucioni), Artan Lame duke shtuar se i ka bërë ndere një mikut të tij duke i dhuruar 1.5 mln dollar për një punë të kryer më parë nga vetë punonjësit e ALUIZNIT. Partia Demokratike e ka akuzuar gjithashtu Lamen, se në mënyrë korruptive i ka falur një truall një subjekti privat. Sipas PD-së, Lame me një leje legalizimi i ka dhënë Hotel Diplomatit 372 metra katrorë tokë, që është sipërfaqja që rrethon këtë hotel. “Vetë Hotel Diplomati ka bërë kërkesë për të legalizuar vetëm një shtesë kati. Me 14 shkurt, Artan Lame është treguar më i dashur dhe më bujar se sa duhet duke i falur hotelit edhe 372 metra katrorë truall në mes të Tiranës. Kjo është një shkelje e rëndë, një veprim qartazi korruptiv dhe në kundërshtim me ligjin,”- thuhej në denoncimin e asaj kohe. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeveritarët po falsifikojnë, djegin dhe shkatërrojnë dokumentet e pronave të shqiptarëve.

Advertisement