Connect with us

Rajon

Vuçiç: Nëse ke ardhur për njohje, po humbet kohë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se nuk e ka të qartë se çfarë do të diskutojë më pas për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, kur Prishtina tha se nuk do t’i përmbushë obligimet ndërkombëtare.

“Tani po përgatitemi për abisedimet me emisarin Lajcak dhe pas kësaj do të shkoj në Ohër. Më besoni se nuk e kam fare të qartë se çfarë do flas, teksa të tjerët  thonë se bisedimet në Bruksel kanë qenë konstruktive. Kanë qenë aq konstruktive sa të vetmen gjë për të cilën kishin folur ata thanë se nuk do ta përmbushin” – u shpreh presidenti serb

 

“Përse po vjen Lajçak në Beograd? Pë të na mbushur mendjen të njohim Kosovën? Nëse ai vjen për për njohjen, po humbet kohë…më mire të mos vijë” – deklaroi Vucic

Advertisement