Connect with us

REAGIM

‘Sherrxhiu’ Altin Goxhaj: Ju tregoj grupin e tradhëtarëve dhe dështakëve në PD

Altin Goxhaj me sa duke është zhgënjyer nga Sali Berisha ndaj dhe s’e shohim më pëkrah tij.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Goxhaj tha se tanimë në PD ekziston grupi i tradhëtarëve dhe dështakëve.

“Ne kemi të bëjmë me dy krah të të njëjtës opozitë, është grupi i tradhëtarëve dhe grupi i dështakëve.

Grupi i tradhëtarëve të Lulzim Bashës dhe grupi i dështakëve të Sali Berishës”, tha ai, që më pas u përplas me ish-deputetin demokrat Azgan Haklaj.

Goxhaj: Unë dua të shpjegoj si avokat…

Haklaj: Ti je një avokat që s’ke fituar asgjë në jetën tënde dhe bën si… ideolog i madh i avokatisë.

Goxhaj: Unë kam fituar më shumë gjyqe se të gjithë njerëzit që ti njeh. Kam fituar gjyqe me gjithë dynjanë, me qeverinë… E di sa kam fituar këto 3 muaj? Vetëm me Erion Velinë 3 gjyqe të mëdha, nga ato me shpronësime gjigande.

Po e di pse e thua këtë fjalë ti? Sepse ti i përket bandes së Lulzim Bashës, e cila tradhëtoi gjith ëprotestuesit 10 vjet me radhë në të gjitha gjykatat, në të gjitha komisariatet dhe vetëm unë shkoja dhe e bëja këtë punë.

Edhe e bëja pa pagesë. Po të të vijë turp! Të të vijë turp para popullit se unë e kam mbrojtur protestuesit e PD-së, i kam nxjerrë nga burgu, i kam nxjerrë të pafajshëm dhe ti e the atë ofendim. Të të vijë turp vlla!

Haklaj: Nuk më shantazhon dot!

Goxhaj: Kur ofendon do marrësh përgjigjen..

Haklaj: Për ca, ti je sharlatan, mashtrues, ordiner

Goxhaj: E kush e thotë.. Azgani.. shikojeni kush e thotë! Mjafton që e thua ti!

Advertisement