Connect with us

Aktualitet

BE nxjerr Serbinë nga orbita e Rusisë – Shkrim nga NTV | Editorial NTV.AL

Politologu Agon Maliqi ka shkruar për prestigjiozen amerikane ‘The Washington Post’ për angazhimin e Perëndimit në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, sipas propozimit evropian të mbështetur nga amerikanët. Ai shkruan se Perëndimi po shfrytëzon mungesën e fokusit të Rusisë në Ballkan, për t’ia larguar aleaten e saj, Serbinë. “Me luftën që po ia shteron burimet, Moska ka qenë më pak në gjendje të projektojë fuqinë e saj përtej kufijve dhe fuqitë perëndimore po veprojnë për të përfituar nga ky vakum”, shkruan Maliqi. Në opinionin e publikuar në ‘The Washington Post’ thuhet se Perëndimi tani po lëviz në një vijë të hollë, në përpjekje për tja rrëmbyer Rusisë Serbinë dhe këtë po e bën duke ushtruar presion. “Kjo strategji moralisht e paqartë mund të rezultojë jashtëzakonisht e rëndësishme por edhe nuk është pa rreziqe” – deklaroi politologu “Por, në përpjekjet për ta nxjerrë Serbinë nga orbita e Rusisë, ndërmjetësit amerikanë dhe evropianë kanë dalë jashtë rrugës së tyre për të akomoduar disa kërkesa kyçe serbe dhe kanë shtruar presion në udhëheqjen e Kosovës”, thuhet në këtë shkrim. Aty përmendet insistimi i Perëndimit prej muajsh që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin ndërmjetësuesit e kanë kthyer në top-prioritet, dhe fjalët se Perëndimi është i hapur ndaj një kërkese të Serbisë që Kosova të mos aplikojë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.Sipas Maliqit, nuk dihet se çfare do t’i jepet në këmbim Kosovës, por nëse opsioni i OKB-së nuk është, atëherë asaj duhet t’i hapet rruga për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, dy rrugë këto momentalisht të mbyllura nga një grup shtetesh mosnjohëse evropiane – Greqisë, Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Qipros. Në fund, Maliqi vlerëson nëse bëhen kompromise, duke besuar në strategjinë e Perëndimit. Megjithatë, i thotë se nëse e gjithë kjo bëhet vetëm për të zvogëluar tensionet, atëherë do ta lë rajonin të destabilizuar. “Kompromiset janë të paevitueshme në një diplomaci të suksesshme. Dhe në një kornizë më të gjerë gjeopolitike, strategjia e Perëndimit është e besueshme. Një marrëveshje do të dobësonte kontrollin e Kremlinin mbi Ballkanin dhe do ta vendoste rajonin në një rrugë drejt integrimit përfundimtar në Perëndim” – thotë Agon Maliqi duke shtuar: Nëse marrëveshja vetëm zbut tensionet etnike në një periudhë afatshkurtër në kurriz të sovranitetit afatgjatë të Kosovës, ajo do ta lë rajonin jostabil Prandaj, që strategjia e SHBA-së dhe BE-së të funksionojë, sipas Maliqit, është i nevojshëm një plan kredibil afatëgjatë, që të dyja, Kosova dhe Serbia, të mishërohen më shumë në institucionet peëndimore.Përndryshe, shkruan ai, Ballkani do të mbetet i prekshëm për manipulime dhe masat gjysmake do ta rikthejnë Rusinë në rolin e saj tradicional, si destabilizuese.

Advertisement