Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Mediat serbe, zëdhënëse të Rusisë/ Kush i financon?

“Rusia u detyrua të fillojë luftën” në Ukrainë “janë bërë pastrime etnike”, sigurisht që perëndimi ishte i pari që e filloi luftën në Ukrainë – këto tituj i gjen në mediat serbe me një publik të madh, disinformacione që shpërndahen pa u kundërshtuar. Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare serbe, CRTA shumë media serbe financohen në masë të madhe nga të ardhurat publicitare të kompanive perëndimore. Një hulumtim për reklamat në televizionet kombëtare dhe gazetat e përditshme vitin e kaluar arrin në rezultatin, se 63% e kompanive që kanë dhënë reklamat janë nga BE, SHBA apo Zvicra. “Pa paratë e këtyre kompanive perëndimore makineria serbe e propagandës nuk do të ishte aktive”, thotë Rasa Nedeljkov, drejtor pogrami i CRTA.Edhe kompanitë gjermane janë pjesëmarrëse në masë të madhe tek këto reklama, dhe sipas Nedeljkov ato bëjnë pjesë tek “aktorët më të rëndësishëm në tregun serb të reklamave”, me 10% të anoncimeve, sipas vlerësimeve. Për krahasim: kompanitë private dhe shtetërore serbe, sipas të dhënave të CRTA, përbëjnë së bashku 36%, ato ruse madje vetëm 01% të reklamave. Më shume se 10 kompani gjermane vitin e kaluar kanë bërë publicitet në vlerë prej më shumë se 1 milionë eurosh në media të ndryshme serbe. Koncerni LIDL ka dhënë më shumë para për këtë, ai ka ofruar gjithsej reklama në vlerë 54 milionë euro. Pas kësaj renditet kompania Beiersdorf me 10,3 milionë euro gjithsej, Glovo, që bën pjesë tek Delivery Hero- ka dhënë 5 milionë euro dhe Berlin Chemie AG 3,7 milionë euro. Reklamat janë publikuar në media të ndyshme. “Më shumë se gjysma e parave të shpenzuara nga LIDL ka shkuar, sipas analizës sonë tek televizionet TV Pink dhe TV Happy, që të dy të njohur për propagandën proruse të luftës dhe raportimin e tyre joprofesional dhe joetik”, thotë Nedeljkov. TV Pink sipas të dhënave të “Nielsen Television Audience Measurement” është televizioni më i shikuar komercial në Serbi. Edhe kompani të tjera gjemane kanë bërë publicitet për vete tek TV Pink, sipas të dhënave të CRTA.

Advertisement