Pinknews
U akuzua se ka dëmtuar Luizin, reagon shoku i tij
Fenomeni i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka thyer çdo rekord në rrjete sociale.
Që nga hyrja e tij në BBVA, ai ka mbledhur një numër të madh të ndjekësve në Instagram, të cilin tha se e kishte hapur shoqja e tij Jegerta- që sot gjatë ditës edhe është mbyllur krejtësisht.
Kjo e fundit madje ka thënë se është kërcënuar nga miku i Luizit, Meridian Ramcaj, duke thënë se I ka humbur edhe një kontratë atij prej 200 mijë eurosh.
Pas kësaj ka reaguar ai duke thënë se këta persona janë duke përfituar në krahë të tij, andaj edhe Instagrami ka kaluar në menaxhim të motrës së Luizit.
Madje, ai ka thënë se këto do t’i shoh këngëtari kur të dal jashtë.