Connect with us

Aktualitet

Perëndimi po bëhet me ne/ Daçiç: Në sintoni të plotë me Vuçiç

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka deklaruar se është i kënaqur si qytetar dhe anëtar i qeverisë që presidenti Aleksandër Vuçiç përfaqëson Serbinë në negociata me Prishtinën.

Ai u shpreh se vetmja gjë e rëndësishme për Serbinë gjatë këtyre viteve ka qene ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Dacic deklaroi se nuk pret që ShBA-ja dhe BE-ja ta ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën, por sipas tij është mirë që kanë ndryshuar qëndrimin ndaj vetë problemit.

“Asnjëri prej tyre nuk do të ndryshojë qëndrimin për Kosovën, do të ishte marrëzi që ta prisnin një gjë të tillë nga Amerika, Gjermania, Franca apo dikush në Perëndim që  e ka njohur Kosovën. Ata po ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj problemit, gjë e mirë dhe e dobishme kjo për Serbinë,” – u shpreh Daçiq në një intervistë për Kurir

“…Serbia, ndryshe nga qeveria në Prishtinë, është gjithmonë pjesëmarrëse serioze dhe e përgjegjshme në bisedime… Respekti është i madh per ne, prandaj jemi në pozitë të realizojmë interesat tona,” – theksoi Dacic

Advertisement