Lifestyle
Hudhër dhe limon për thonj të shëndetshëm
Nëse keni thonj të dobët që thuhen lehtë, s’keni pse shqetësoheni sepse nuk do të thotë që ju nuk do të keni kurrë thonj të fortë dhe të shëndetshëm.
Ajo që duhet të bëni është t’i trajtoni ato në mënyrën e duhur për të arritur rezultatet që ju dëshironi, transmeton Klan Kosova.
Por trajtimeve të shtrenjta ekzisotojnë edhe trajtimet në kushte shtëpie.
Do t’ju duhen disa thelpinj hudhër dhe disa feta limoni.
Pasi t’i keni larë duart dhe të keni pastruar thonjtë nga manikyri me një thelp hudhër fërkoni për disa minuta thonjtë tuaj një e nga një. Pas këtij veprimi që do të ju marrë disa minuta kohë, ju duhet të lani duart dhe të përsërisni veprimin, por me fetat e limonit.
Lëngu i hudhrës ka aftësinë të forcojë thonjtë dhe lëngu i limonit i zbardh ato e për më tepër heq dhe erën e pakëndshme të hudhrës.
Një trajtim të tillë duhet t’ia bëni thonjve dy herë në javë dhe do të mahniteni nga rezultati.