Connect with us

Lifestyle

Mos “e humbni” mëngjesin!

Ka ardhur ndonjëherë mbrëmja dhe keni pyetur veten, ‘’Ku shkoi mëngjesi?’’ Ju ka ndodhur kjo? Shumë herë? Atëherë ju jeni sikur të gjithë ne.

Ne të gjithë kemi arritur në mes të ditës dhe kemi menduar në vete, ‘’Ku shkoi mëngjesi’’? Dukej se ka kaluar shumë shpejtë, ju mund të mbani në mend zgjimin, ose pjesën e parë të udhëtimit tuaj nga shtëpia në punë, por tani është mbrëmje dhe ju nuk keni përfunduar ato që keni shpresuar.

Për disa nga ne, kjo është një bezdi e shpeshtë, dhe për të tjerët, një realitet ditor. Ju keni shpenzuar mëngjesin tuaj, dhe tani duhet të nxitoni për pjesën tjetër të ditës, ose të bëni paqe me faktin se jo gjithçka mund të përfundohet.

Pra, çfarë shkakton mëngjeset e humbura? Nuk është se disa mëngjese janë më të shkurtëra se të tjerat; kanë të bëjnë me shprehitë tuaja ditore dhe ndryshimet e kontrollueshme të cilat ndërhyjnë në produktivitetin tuaj.

Këta janë gjashtë faktorët më të zakonshëm:

Krijoni një plan

Ju nuk do të fillonit një fushatë të re reklamimi dhe marketingu pa një plan, apo jo? Pra pse të filloni ditën tuaj pa një plan? Jeta e një ndërmarrësi mund të jetë e ndezur, kështu që shpesh është më pak stresuese të shmangni planet dhe të shkoni me rrjedhën; por pa një listë të prioriteteve, është e lehtë të humbisni gjurmët e kohës.

Ju mund të zvogëloni këto efekte duke krijuar një plan një natë përpara, dhe duke bërë një listë të gjithçkaje që dëshironi të përmbushni, dhe se kur doni t’i përmbushni ato. Mbani veten të përgjegjshëm duke vendosur rikujtues, dhe siguroni që të lini kohë të lirë për gjëra urgjente.

Caktoni orë pushimi

Pavarësisht se si ndjeheni për bisedën dhe bashkëveprimin me të tjerët gjatë ditës së punës, komunikimi mund të jetë një hutim. Një pjesë e kësaj është për shkak të platformave të shumta të komunikimit; ju jeni i hapur ndaj teksteve, thirrjeve, emaileve dhe mesazheve të menjëhershme, dhe sa herë që ju kontaktojnë, ju laroheni nga ajo që bëni.

Pastaj, para se ta kuptoni, orët kanë kaluar dhe gjëja e vetme të cilën e keni bërë është biseda me njerëzit. Nganjëherë, komunikimi është i nevojshëm, por eksperimentoni me caktimin e orëve të pushimit, ku refuzoni të kontrolloni telefonin tuaj, ose të fikni mesazhet tuaja të menjëhershme; dhe në vend të këtyre të prioritizoni gjërat në agjendën tuaj.

Punoni në atë fillim të ngadalshëm të ditës

Vetëm nëse jeni nga natyra person mëngjesi, ju mund të keni tendenca për vështirësi në mëngjes. Pastaj ju hyni në zyrë, kaloni kohë duke bërë kafe, duke kontrolluar e-mailin, duke biseduar me kolegët, duke lexuar lajmet, duke kontrolluar mediat sociale dhe duke performuar rituale tjera të vogla.

Këto hutime nuk duken problem i madh sepse marrin vetëm disa minuta, por kumulativisht, ato shpenzojnë orët tuaja të punës dhe rrezikojnë produktivitetin tuaj në përgjithësi. Në vend të këtyre, shkoni në zyrë më herët për të caktuar një kohë strikte për këto hutime.

Ndryshoni udhëtimin tuaj ditor

Një amerikan mesatar kalon rreth 42 orë në vit i zënë në trafikun e rëndë, dhe kjo është më lart dhe përtej trafikut tuaj ‘’të zakonshëm’’ në udhëtimin tuaj ditor. Nëse jeni si shumica e Amerikanëve, ju shpenzoni pothuajse një orë në ditë duke udhëtuar, dhe më shumë nëse ziheni në trafik.

Stresi shtesë këtu mund të sabotojë produktivitetin tuaj gjatë ditës, kështu që bëni maksimumin e udhëtimit tuaj. Filloni transportin publik; ju do të jeni në rrugë për sasinë e njëjtë të kohës, por do të keni mundësinë të filloni punën në vend se të shkruani udhëtimin tuaj si ‘’kohë pasive’’.

Filloni projektet më të vështira në fillim

Të gjithë tundohen nga vonimi i gjërave, pa marrë parasysh se sa të disiplinuar jeni ose sa e pëlqeni punën që bëni, dhe manifestohet në mënyrë të shumta. Ju mund të organizoni listën tuaj të detyrave për të vendosur detyrat e juaja më pak të preferuara në fund, ose ju mund të kontrollini emailet ose të flisni me kolegët, duke u përpjekur që të vononi fillimin e një projekti madhor.

Për të mos bërë këtë, filloni projektet tuaja më të vështira herët në mëngjes, ose përkushtojuni vetëm një projekti të vështirë 10 minuta, dhe nuk do të duket aq i frikshëm. Dhe do të jeni më të motivuar për të filluar; pastaj sapo të kalojnë ato 10 minuta, me shumë gjasa do të ndjeheni më të detyruar për të vazhduar punën.

Qëndroni vigjilentë

Më shumë se një e treta e të rriturve kanë mungesë gjumi kronikisht, dhe vë bast se shumica prej tyre janë ndërmarrës. Ju duhet të bëni të paktën shtatë orë gjumë çdo natë, dhe nëse nuk e bëni këtë, keni më shumë gjasa që të zgjoheni të pafokusuar dhe duke mos qenë në gjendje të bëni më të mirën tuaj. Është e vështirë të gjeni kohë për gjithçka, duke përfshirë të gjitha përgjegjësitë tuaja profesionale dhe personale dhe të bëni gjumë të mirë gjatë natës, por pa atë, ju do të punoni në mënyrë jo efikase dhe do të humbisni edhe më shumë kohë, duke rezultuar në një rreth vicioz të humbjes së kohës. Ndaloni këtë cikël duke caktuar një program të gjumit të rregullt.

Sapo të mësoni të njihni këta faktorë të cilët pengojnë produktivitetin tuaj në mëngjes, mund të filloni veprimet për t’i luftuar ato. Ndryshimi i një shprehie nuk është i lehtë, por nëse përkushtoheni në atë, mund të bëhet. Filloni duke identifikuar se cila është ndërhyrja më domethënëse, dhe punoni në atë së pari; do të jetë shumë më e menaxhueshme nëse eleminoni gjërat një nga një. (Entrepreneur)

*Jayson DeMers është themelues dhe kryeshef ekzekutiv i AudienceBloom, një agjensi me bazë në Seattle. Ai është autori i librit, ‘’The Definitive Guide to Marketing Your Business Online’’

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING