Connect with us

Aktualitet

Je arrogante apo e paaftë/ Tabaku përplaset me Ibrahimajn

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është përplasur sot në seancën plenare me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

Gjatë interpelancës për fondin e rindërtimit, Tabaku tha se ministrja Ibrahimaj pyetjes së saj sesa ka kushtuar ky proces, i përgjigjet me foto.

Tabaku nuk i ka kursyer as ironitë, teksa kapi gafën e bërë nga ministrja, kur tha se nuk morën kredi të butë pasi pas tërmetit u bënë gati për pandeminë.

Tabaku tha se ministrja ka aftësi edhe të parashikojë se çfarë ndodh se cilat janë gjëmat që do ndodhin në vijim.

Shpresoj që të ketë qenë një lapsus ai i ministres, dhe shpresoj të mos i ndodh gjë këtij vendi, por ministrja është kaq largpamëse sa parashikon dhe shumë gjëma që mund të ndodhin në vijim. Si mund t’i përgjigjet një pyetjeje sasa kushton, me një fotografi? Si mundet dikush që duhet të mbajë përgjegjësinë për buxhetin e shtetit, të sillen të gjithë si piktorë? A kemi shtetar apo jo? Arroganca dhe paaftësia nuk mund të jenë arsye që të abuzojmë me buxhetin e shtetit dhe për qëllime elektorale. Kjo ka ndodhur edhe me procesin e rindërtimit.

Nga Laçi më thanë se qytetarët që nuk kishin votuar për PS nuk janë dëmshpërblyer pas tërmetit. Pyes sa ka kushtuar procesi i rindërtimit  dhe thotë se i çuam në hotele me 5 yje? Kë duhet të pyes unë? Si ka mundësi që është tenderuar 1.2 mld euro ndërkohë që siç tha ministrja janë paguar dhe shpenzuar rreth 700 mln euro… unë thash 400,  po qënka dhe më e lartë.  Kush mban përgjegjësi që ka hapur tendera dhe ka proceduar kur fondet nuk kanë qenë në buxhetin e shtetit?

Nga vendosja e kritereve për tenderat e rindërtimit, kanë përfituar vetëm 11 kompani. A ke keni ndonjë lidhje me ato kompani që kanë përfituar? A ka lidhje ish zv.kryeministri me ato kompani? Kjo ka ndodhur këtu, keni përdorur fatkeqësinë për biznes. Pati mundësi të parashikojë pandemisë dhe të thotë që pas tërmetit u desh të pëgatiteshim për pandeminë dhe ndaj si morëm kreditë e buta, ku e dije se do vinte pandemia?!

Raporti i OSBE/ODIHR por dhe raporte të tjera kanë thënë se është përdorur për arsye elektorale… kush mban përgjegjësi për bërjen biznes, për kërkimin e votës për jetën e shqiptarëve? Duhet të kesh kurajo të vish këtu dhe të thuash që ‘po procesi i rindërtimit kushton 43 mln për 2023, nevoja tha është 42 mld lekë’.

Por e dini sa ka llogaritur programi buxhetor afatmesëm? 0! E dini sa ka llogaritur buxheti i shtetit? 5 mld lekë! A je e paaftë po je arrogante nuk e di?! Atëherë ku do i gjesh këto para?!”, tha Tabaku.

Ministraja e Financave Delina Ibrahimaj iu përgjigj akuzave të deputetes Jorida Tabaku për mos transparencë për fondet e rindërtimit.

Ndihem e keqardhur që në të gjithë përgjigjen dëgjova vetëm paaftësi arrogancë e zgjedhur e pazgjedhur. Pra të mos merremi me kush ka zgjedhur dhe si ka zgjedhur. Po recitoni shifrat dhe nuk dëgjoni. Po thoni të pavërteta! Ishte e nevojshme që ndërhyrja të ishte emergjente. Ndihem e qetë për zbatimin e ligjit për procesin e rindërtimit. Kemi parashikuar një fond për 2023.- u shpreh Ibrahimaj.

Aktualitet

Dita e Drejtësisë/ Sokol Sadushi: S’kemi ambiente e gjyqtarë, dosjet ‘stivë’! S’duam lëmosh

Në Ditën e Drejtësisë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka evidentuar problematikat me të cilat përballet sistemi gjyqësor në vendin tonë. Në një takim me gjyqtarë, Sadushi vuri theksin te mungesa e burimeve njerëzore në sistemin gjyqësor, si edhe financiare, ndonëse thotë se ka një përmirësim të ndjeshëm. Sadushi thotë se kjo situatë është kritike në të gjitha gjykatat e vendit.

“Megjithëse Gjykata e Lartë ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës post-reformë, falë punës dhe angazhimit maksimal të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, por edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që ka plotësuar numrin e gjyqtarëve, ajo vijon të ketë pamjaftueshmëri të burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. Në fakt, kjo është situata në të gjitha gjykatat e Republikës, që do ta konsideroja problematike, në mos edhe kritike”, tha Sadushi.

Përgjegjësinë për këtë situatë Sadushi nuk ia ‘faturon’ vetëm ekzekutivit dhe legjislativit, por sipas tij rëndon edhe mbi pushtetin gjyqësor të cilët duhet të kërkojnë prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore.

“Përgjegjësia rëndon mbi të gjithë Ne gjyqtarët e Republikës, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë, por kërkon prej tyre përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”, u shpreh Sadushi.

Kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se gjyqtarët po përballen dosjet që po rriten në mënyrë drastike.

Kjo e bën të domosdoshme nevojën e gjykatave për mirëmenaxhim, që nuk mund t’ia japin gjyqtarët e mbingarkuar me një vëllim çështjesh në rritje drastike. Ne kemi nevojë për një trupë administratorësh të aftë për të menaxhuar dhe drejtuar, në mënyrë që gjyqtarët të përqendrohen në detyrën parësore, të gjykuarit. Gjykatat nuk mund të kryejnë siç duhet misionin e tyre, nëse struktura, qeverisja, vizioni strategjik, programet dhe veprimet që ndërmerren, nuk krijojnë një perceptim të merituar në publik se gjyqësor është i përgjegjshëm.

Continue Reading

Aktualitet

“Kryeministri s’do gjejë mbështetje tek diaspora”/ Burimi: Nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë

Analisti Genc Burimi deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do të gjejë mbështetje tek diaspora.

Burimi tha se Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Sipas tij, nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik.

“Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët Brukselit sesa Greqisë. Pasi Serbia prsh e bën këtë, duke qenë afër Rusisë dhe Kinës, mund t’ja tregojë dhëmbët Brukselit”, tha Burimi.

Më tej, Burimi vlerësoi se mazhoranca ka nisur që të lëkundet, që kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës.

 

 

“Mazhoranca ka nisur të lëkundet kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës. Kjo sepse me këtë lëvizje bie narrativa e mazhorancës ndaj Berishës. Gazment Bardhi është një politikan që thotë se kam besim tek SPAK-u. Mjafton kaq, sepse mbrapa janë ndërkombëtarët. Karta e ndërkombëtarëve ndaj opozitës ka ndryshuar. Shqipëria sot ka një korrupsion të paparë. Opozita ka fituar pikë me ardhjen e Bardhit. Dumani i jep përgjigje Bardhit e nuk i jepte Kryemadhit, Këlliçit. Bardhi nuk trembet sepse nuk ka dosje. Bardhi i kap shah mat SPAK-un dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Burimi.

Continue Reading

Aktualitet

Grabitet çifti italian në Vlorë, autorët thyejnë xhamin e ‘Audit’ dhe marrin 2500€

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Vlorë.

Një çift italian kanë parkuar mjetin e tyre në zonën e Lungomares dhe kanë shkuar të drekojnë në një nga restorantet e zonës.

Në këtë kohë persona të paidentifikuar pasi thyejnë xhamat e makinës, jo nga ana e rrugës,kanë grabitur shumën e parave në çantën që ishte në makinë,në shifrën 2500 euro.

Blutë e Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje, për të mbledhur  dëshmitë dhe provat materiale.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur dhe gjithë  dokumentacionin dhe sendet me vlerë që gjetën në makinë.

Continue Reading

Aktualitet

Policia i gjeti në spital pas sherrit me farmacisten/ Çfarë pa shoqja e dy viktimave në dhomë

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, 25 dhe 40 vjeç janë shtetaset ukrainase që u gjetën pa shenja jete sot në mesditë në një banesë në Tiranë, pranë zonës së “Selvisë”. Shkak për vdekjen e tyre mendohet të jetë mbidoza nga ilaçet qetësuese dhe antidepresantë.

Kozachenko dhe Lopukhova ishin konfliktuar dy ditë më parë me një farmaciste në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku kishin hyrë për të blerë medikamentet Tramadol dhe Xanax. Farmacistja ka refuzuar t’iu japë ilaçet në mungesë të recetës së mjekut por kjo ka bërë që ukrainaset të revoltohen dhe janë përplasur fizikisht me të

Ato e kanë kafshuar farmacisten në krah, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, farmacistja mësohet se ka bërë denoncim në polici.

Efektivët i kanë gjetur dy gratë ukrainase në një spital nga Tiranë dhe më pas i ka shoqëruar në komisariat. Pas marrjes në pyetje ato janë të lërë të lira.

 

 

Mirëpo, dy ditë më pas, shoqja e tyre e dhomës i ka gjetur me hemorragji nga goja dhe pa shenja jete.

Continue Reading

Aktualitet

Mori 330 mijë lekë për tenderin, Apeli lë në fuqi 2.8 vite burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, nën akuzë për korrupsion  lidhur me një procedurë tenderimi për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Sipas SPAK, Joana Duro, mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ për të fituar tenderin. Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.

Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin me 8 muaj burg për biznesmenin Vladimir Topi dhe inxhinierin Sivli Shehu.

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING