✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

BEBE REXHA SHËNON SUKSES NË SPOTIFY, “NEW RELIGION” MES 50 KËNGËVE MË TË DËGJUARA

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me fansat një tjetër arritje muzikore.

Sipas statistikës së publikuar prej saj, kënga “New Religion” është renditur në vendin e 35-të në një listë të Spotify për këngët më të dëgjuara të vitit nga artistet femra.

Rexha e ka cilësuar arritjen veçanërisht të rëndësishme, pasi po e zhvillon karrierën si artiste e pavarur, jashtë mbështetjes tradicionale të kompanive të mëdha diskografike.

Kënga është pjesë e projektit të saj muzikor “Dirty Blonde”, me të cilin artistja vijon rrugëtimin ndërkombëtar.

 

ntv.al

 

Advertisement