Kronike
Gjykata rrëzon arrestimet, 8 të mitur të lirë pas protestave
Gjykata ka liruar sot 8 të mitur të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit, duke e cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre. Vendimi vjen pas ndalimeve të kryera nga policia gjatë tubimeve, ku janë shoqëruar dhe arrestuar disa protestues.
Gjatë shqyrtimit të masave të sigurisë për personat e arrestuar, gjykata ka vendosur deri më tani kryesisht masa më të lehta, si “detyrim paraqitjeje” dhe “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, për vetëm një person është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Lirimi i tetë të miturve dhe vlerësimi i arrestimeve të tyre si të paligjshme rikthejnë në vëmendje mënyrën se si janë kryer ndalimet gjatë protestave, si dhe përgjegjësinë e institucioneve për respektimin e procedurave ligjore, veçanërisht kur bëhet fjalë për të mitur.