Connect with us

Politike

Emërimi i Princit të Kurorës së Emiratit të Abu Dhabit, Rama shpreh urimet

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka uruar udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili së fundi ka caktuar djalin e tij si princin e kurorës.

Rama shreh urimet  për përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm për kombin vëllazëror të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe udhëheqjen e tyre.

Mesazhi:

Urimet më të sinqerta për Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan për emërimin e Sheikh Mansour bin Zayed si Zëvendëspresident të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khaled Bin Mohamed Bin Zayed Al Nahyan si Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Hazza Bin Zayed dhe Sheikh Bin Zayed si Zëvendës.

Përfitoj të shpreh urimet e mia më të mira për përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm për kombin vëllazëror të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Udhëheqjen e tyre Vizionare

Advertisement