Connect with us

Kosova

Sot mbahet ‘Marshi për Drejtësi, solidarizim me ish-krerët e UÇK-së

Sot nga ora 14:00 do të mbahet marshi për drejtësi, i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Në njoftim thuhet se në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjesmarrësve të ndryshëm.

“Nesër, nga ora 14:00, do të mblidhemi të gjithë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”. Në kuadër të Marshit për Drejtësi, janë organizuar edhe fjalime të pjesmarrësve të ndryshëm. Bina është vendosur te sheshi “Skënderbeu”, ku edhe do të mbahen fjalimet”, thuhet në njoftimin për media.

Në mbështetje të këtij marshi ka dalë edhe partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo në njoftimin e tyre e kanë përmendur vetëm bashkëpartiakun e tyre, Rexhep Selimin i cili po mbahet në Hagë, pa përfshirë ish-bashkëluftëtarëte Selimit, ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Këtë marsh e kanë përkrahur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ish kryeministri Isa Mustafa, Bashkësia Islame e Kosovës, Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker,

Advertisement