Connect with us

Rajon

Vuçiç: Duam normalizim, por është e vështirë kur duan ta poshtërojë Serbinë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se pret vazhdimin e presionit ndaj Serbisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “Ata do të vazhdojnë të na bëjnë presion, të dy vendeve, më shumë prej nesh dhe taktikisht dhe teknikisht, është një lojë, një paraqitje, por Serbia do të dijë të luftojë”, tha Vuçiç për TV Hepi. Vuçiç theksoi gjithashtu se Serbia dëshiron normalizim dhe marrëdhënie më të mira me shqiptarët në Kosovë. “Është e vështirë kur dikush dëshiron vetëm ta poshtërojë Serbinë dhe mendon se kjo është e vetmja gjë që mund të të ofrojë dhe se kjo është mënyra më e mirë për të të mundur, por nuk do ta shikoni atë së shpejti”, tha ai. I pyetur për tensionet në Kosovë dhe incidentet e reja, ai tha se pas provokimit qëndronte synimi për të shmangur formimin e Asociacionit. “Se ky është thelbi, të hyjmë në konflikte më herët që NATO të kthehet kundër Serbisë dhe të mos e formojnë Asociacionin”, nënvizoi ai.

Advertisement