Connect with us

Politike

‘Mos votoni ‘non grata’/ Ilir Meta për deklaratën e Kim

Ilir Meta është pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim e cila pak ditë më parë bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë persona të shpallur ‘non grata’. Në koalicion me Sali Berishën, i shpallur non grata, Meta tha se ato kanë kandidatët që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë në vend.

‘Kandidatët e zgjedhur nga opozita përmes procesit më legjitim dhe demokratike që ka njohur Shqipëria jonë e re janë kandidatë që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë që kanë vizionin më të qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, ndaj edhe do ët fitojnë. Koalicioni jonë është koalicioni që do të vendosë pluralizmin në të gjitha bashkitë. Ne do të rikthejmë transparencës llogaridhënien dhe interesin publik.’- tha Meta.

Advertisement