Pinknews
Luizi-Kristit: S’ka shanse të më thuash zvarranik jashtë shtëpisë
Thuajse në çdo debat, ofendimet dhe sharjet nuk mungojnë mes banorëve. Luizi herë pas here ka përsëritur faktin që çfarë bën brenda në shtëpi, e bën në kuadër të lojës, edhe nëse ofendon dikë.
Teksa po diskutonte me Kristin, Luizi i tha atij që epitetin “zvarranik” ia toleron për faktin që janë në një reality show dhe se ai nuk do kishte shanse të përdorte të njëjtën gjuhë, nëse ata të dy do ndesheshin jashtë.
Luizi shtoi se në këtë format, ai ka ardhur të luajë me nervat, gjaknxehtësinë dhe me durimin e të tjerëve.
Ai tha se nuk i përgjigjet Kristit kur e ofendon, pasi çdo ofendim, apo veprim brenda shtëpisë, është mesazh për personat që e ndjekin këtë format.