Connect with us

Lifestyle

Ekspertët shpjegojnë se çfarë ndodh në të vërtetë kur kërcisni gishtat

Kërcitja e gishtave për disa njerëz është acaruese por disa të tjerëve u pëlqen ta bëjnë këtë edhe kur të tjerët shqetësohen.

Nëse deri më tani keni menduar se kërcitja e gishtave është e dëmshme për duart tuaja se mund të shkaktojë artrit, ka edhe një version tjetër.

Reumatologia Mala Kaul thotë:

Kur kërcisni nyjet tuaja, ju në thelb po lëshoni ajrin nga nyjet. Kjo pasi midis nyjeve të gishtave ka një lëng të quajtur lëngu sinovial. Kjo lejon që gishtat tuaj të lëvizin në një sërë mënyrash pa ju shkaktuar ndonjë dhimbje. Flluskat e ajrit formohen natyrshëm në atë lëng, dhe kërcitja e kyçeve tuaja është thjesht lirimi i atyre flluskave të ajrit. Nuk ka gjasa t’ju shkaktojë ndonjë telash, por nëse keni ndonjë dhimbje, atëherë është më mirë të ndaloni.

Megjithatë studime të mëparshme kanë zbuluar gjëra të tjera që mund t’ju ndodhin nga kërcitja e gishtave. Sipas Shkollës Mjekësore të Harvardit, ka pasur raporte të herëpashershme të njerëzve që zhvendosin gishtat pasi i kanë kërcitur ato shumë fort. Për më tepër, ju gjithashtu mund të dëmtoni ligamentet tuaja, të cilat janë pjesët e indeve që mbajnë kockat tuaja së bashku në nyje.

Advertisement