Connect with us

Kronike

42-vjeçari me makinë përplaset me mjetin bujqësor, lëndohet…

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm Krujë. Mësohet se një 42-vjeçar me makinë është përplasur me një mjeti bujqësor të drejtuar nga 58-vjeçari me iniciale Q.S. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit në segmentin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. Sh., 42 vjeç, është përplasur me një mjet buqësor me drejtues shtetasin Q. S., 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement