Rajon
Dorëhiqet Vuçiç/ SNS zjen nga lajmi i pritshëm
Anëtari i Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS), Vladimir Gjukanoviç deklaroi se kryetari i kësaj force politike, njëherësh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të largohet vetë nga pushteti dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt. Gjukanoviç u shpreh se Vuçiç mund të tërhiqet para përfundimit të mandatit të dytë, shkruan Danas.
“Nuk do të largohet prej pushtetit nga opozita, por ai do të largohet nga pushteti, dhe duke e njohur, mund të jem i lirë të gjykoj se ai moment do të vijë vërtet shumë shpejt, ndoshta edhe para përfundimit të mandatit të dytë”, theksoi ai. “Për dallim nga Milo Gjukanoviç, Aleksandër Vuçiç e ka kuptuar me kohë se çfarë është e mençur të bëhet dhe se fytyra të reja duhet të udhëheqin politikën. Qoftë përmes një lëvizje të re politike apo një ‘SNS’ e re, është e parëndësishme. Është e rëndësishme të futen energji të reja dhe gjak i freskët. Ndoshta në një moment do të shkojmë edhe për një kohë në opozitë”, shtoi Gjukanoviç.