Kronike
Bënte thirrje për sulme terroriste, arrestohet me kërkesë të SPAK dhe Antiterrorit
Një person është lënë në burg nga GJKKO pasi akuzohet nga SPAK dhe Drejtoria e Antiterrorit për thirrje për sulme terroriste.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr.196/2021, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit, i është është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal’ ’arrest në burg’’ parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim G. Ç. pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka kryer veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 31 datë 11.04.2023 ka vendosur ndaj këtij të hetuari masën e sigurimit personal ‘’arrest në burg’’. Ky vendim është ekzekutuar në datën 12.04.2023”, thuhet në njoftimin e SPAK.