Connect with us

REAGIM

Alfred Lela: Amerika nuk po e mbështet më Edi Ramën

Zëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela thotë se takimi i Gabriel Esocbar me kryeministrin Edi Rama tregon fundin e mbështetjes së SHBA ndaj tij.

Sipas Lelës, edhe pse në Shqipëri çështja McGonigal është lënë në hije, në Amerikë është ende një çështje e rëndësishme që ka ndikuar marrëdhëniet me Shqipërinë.

“Jam dakord që e kanë mbështetur, por në shenjat që lexoj ky është fundi i mbështetjes, ose mirupafshim, ose lamtumirë.

Kur themi McGonigal duket sikur e kemi harruar se atje nuk ka më gjyq dhe nuk kanë shkruar mediat.

Ne e kemi harruar, ata s’e kanë harruar. Atje vijon të jetë çështje, që ka ndikuar edhe marrëdhëniet me SHBA” , tha Lela.

Advertisement