Connect with us

Pinknews

Luizi përplaset ashpër me Efin: Nëse nuk më respekton, nuk do toleroj

Marrëdhënia e Luizit me Efin duket të ketë qënë e komplikuar prej disa ditësh.

Luizi i ka thënë ne sy Efit se ajo ka luajtur rolin e viktimës ndaj u zgjodh si e preferuara e publikut.

Luiz: Duke marrë parasysh marrëdhënien me Efin dhe videon që pashë, pasi u rikthye, kam parë në sy Efin dhe Kiarën. Kjo është një lojë që do mbarojë. Kjo vajzë (Kiara) do jetë në shtëpi me mua, nëse më gënjen mua këtu nuk do jetë më me mua jashtë. Sa hapi gojën e kuptova që është në rregulll Kiara dhe jo Efi. Mënyra se si po silllej Efi me mua ishte shumë e dashur, kërkoi të dalë, nuk doja të isha unë ai që do ta bëntë të dilja. E kam dashur Efin këtu brenda. E kam ndaluar të ikë, i kam thënë rri. Unë e vëzhgova me syrin tim dhe më bëri përshtypja dalja  e saj e preferuar, ku ka banorë të tjerë që duhet të jenë të preferuar. Erdhi Efi me dy javë dhe doli e preferuar. Nga kjo arrita në konkluzionin që ka bërë një lloj viktimizimi që publiku e do këtë gjë. Mua si Luiz nuk më bën keq, por dua Kiarën finaliste.

Kiara: I thashë Luizit që Efi nuk ka asgjë me ty,për sa i përket finalës do shkojë ajo që e meriton. Nuk dua ta hedh Efin poshtë për një lojë.

Efi: I kam thënë Luizit nëse kalon limitet do të heqë vizën. Nëse ky njeri arrin mua të më ulë, unë nuk e llogarisë se kush është, këtë kam thënë dhe në video. Por, për aq kohë sa  e kam respektuar dhe prapë do e respektoj unë  e mirëkupoj lojën tënde. Nëse nuk respekton miqësinë me mua, nuk tolerojë.

Luiz: Je personi i fundit që mund ta ofendojë.

Qetsori:  Nuk e kuptoj si do faktorizojë Kiarën, kur me këtë që po bën po faktorizon Efin. E do Kiarën në finale?

Luizi: Të dua dhe ty në finale.

Advertisement