Connect with us

Rajon

Daçiç vë kurorën e martesës me asociacionin

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçic vlerësoi se Marrëveshja e Brukselit është arritja më e madhe e Beogradit në kuptimin politik pas vitit 1999 dhe Rezolutës 1244, gjegjësisht se është diçka e prekshme që Serbia e ka marrë për serbët në Kosovë.

“Ka aq shumë vlerë saqë prej ketij shkaku, po i shmanget zbatimit te saj Prishtina. Me kaq shume kohe sa ka kaluar, do ta kishim aplikuar 1 milion here” – u shpreh kryediplomati serb në një paraqitje në TV Prva me rastin e 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, shtylla kurrizore e së cilës është Bashkimi i Komunave Serbe.

Sipas Dacic, Serbia në këto 10 vite ka qenë e ekspozuar ndaj hipokrizisë së bashkësisë ndërkombëtare.

Kujtojme se ne 19 prill te vitit 2013 ishte Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic at qe nenshkruan ne Bruksel marreveshjen e pare per normalizimin e marredhenieve mes Kosoves dhe Serbise.

Kjo marrëveshje, u ratifikua nga Kuvendi i Kosovës, më 27 qershor të po atij viti, duke i dhene asaj karakterin e një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Në anën tjetër, Parlamenti i Serbisë nuk e kishte ratifikuar, me arsyetimin se për Serbinë ajo nuk paraqet marrëveshje mes dy shteteve. E cilesuar si historike nga zyrtarë të lartë të BE-së, ajo parashihte rregullimin e çështjes që ndërlidhej me Krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe

Advertisement