Pinknews
Luizi i propozoi/ Kiara: Do takoj mamanë e Luizit
Kiara Tito mori propozimin për martesë krejt papritur në “BBV” pasi Luizi, i cili më parë nisi një shaka, duke u sjell ftohtë me moderatoren dhe madje duke i folur për ndarje. E gjitha ishte një shaka para surprizës së madhe.
Gjatë “Prime-t” të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit.
“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”– tha Kiara.