Connect with us

Politike

Rama për rritjen e pagave: Do shpërthejë gara…

Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte në takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrësit, ku tha se është shumë e rëndësishme që sipërmarrësit të mbajnë forcat punëtore sepse gjendja po bëhet alarmante në cdo shtet të botës. Me këtë i ka vënë theksin rritjes së pagave që është domosdoshmëri.

“Po rritet alarmi për mospërmbushjen e vendeve të punës me krahë pune se nuk ka më në Gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë gjermane për të vijuar ajo që është. Kjo është problematika e të gjitha vendeve që do shpërthejë fare. Gara për të tërhequr krahë pune në anën tënde do jetë gara e çdo vendi. Gjermania po rend prej kohësh që të ketë sa më shumë dhe i duhen miliona, jo disa dhjetëra mijëra që nuk ia jep më dot procesi i lindjeve brenda. Ne jemi në pikën që është tani momenti i kthesës së madhe, tërmeti, pandemia dhe tani rritja e pagave”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku krah kryebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako dhe të rinjtë ironizoi koalicionin Berisha-Meta. Pasi i cilësoi si zorrë qorre, sot Rama e ka cilësuar Berishën si “Baca” ndërsa Metën si “Like Floriri”.

“Ajo që duhet është më shumë  sesa ju të votoni për Anin, sepse kjo s’ka diskutim ju e keni nda mendjen. Unë këtë se konsideroj si të mjaftueshme, ju të merrni më tepër vota sesa familja juaj për Ani, që t’i ftoni të gjithë që ta votojnë.

Po të mos ishte vota do ishin derrat, rosat dhe buallicat që hanin mes plehrave, ajo pamje ferri mos të ishte vota s’do ishim duke mbjellë pemë, do ishim duke sharë, duke ndotur autistikisht mjedisin.

Se po të mos ja vlente vota, s’do kishte ndryshim.

S’ka rëndësi kush është i majtë dhe i djathtë për punët e mira duhen ata që e bëjnë punën më mirë. Kur ke një zgjedhje mes një grua dhe një burri si mund të zgjedhësh një burrë, unë se kuptoj dot. Durrësi është sot me i pastri i Shqipërisë.

Ai çuni i mirë, nuk është i mirë që vë emrin, reputacionin e traditën e emrit të vetë, zorrës qorre.

Berisha dhe Meta janë zorrë qorre të Shqipërisë. Sesi mund të jesh ende me Non Gratën unë se kuptoj. Në fletë votimi është Like Floriri, nuk është ‘Baca’. Po për çfarë do e votosh këta, këta që duan të bëjnë betejë me qeverinë Tiranë dhe ta kthejnë Bashkinë në Kështjellë?

Kjo s’i duhet asnjë demokrati të Durrësit, fare. Ne jemi në një proces që po bëjmë punë të mëdha.”- tha Rama.

 

Advertisement