Rajon
Antarësim në NATO/ Vuçiç: Për sa kohë të jem unë president nuk ndodh
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u ka premtuar qytetarëve të tij se vendi nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që ai të jetë kreu i shtetit.
“Serbia sot është një nga vendet e pakta me politikat e veta. Është e pavarur dhe e mendimit të lirë,” tha Vuçiç duke iu drejtuar një turme banorësh vendas në Sokobanja të premten.
“Për sa kohë që unë jam president, dhe kjo do të zgjasë edhe katër vjet të tjera, dhe si komandant i përgjithshëm, ju garantoj se Serbia nuk do t’i bashkohet NATO-s apo ndonjë blloku tjetër ushtarak.”
“Serbia do të ruajë me kujdes neutralitetin e saj ushtarak dhe do ta mbrojë lirinë e saj më vete. Kjo është zgjedhja jonë,” përfundoi Vuçiç.