Bota
Biden: Po punoj si dreqi për të liruar gazetarin e arrestuar nga Rusia
Në darkën vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të mbrëmshme, Joe Biden tha se ai po punon “si dreqi” për t’i liruar gazetarët amerikanë të ndaluar jashtë vendit dhe vlerësoi guximin absolut të Evan Gershkovich me akuzën e spiunazhit dhe përsëriti apelin e tij drejtuar Moskës për lirimin e tij të menjëhershëm.
Biden iu drejtua drejtpërdrejt prindërve të Gershkovich, të cilët ishin të pranishëm dhe morën duartrokitjet e më shumë se 2,000 të pranishmëve në ngjarje, disa prej tyre të veshur me një bluzë “Free Evan”.