Pinknews
‘Jam me fat’/ Luizi me dedikim të veçantë për Kiarën
Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, jo rrallë herë ka folur për të dashurën e tij Kiarën, të cilës edhe i propozoi gjatë qëndrimit në shtëpi.
Mirëpo të dielën, Luizi ka bërë një dedikim tjetër për Kiarën në emisionin Big Brother Radio.
Je gjithçka që jo vetëm unë po çdo djalë do ëndërronte dhe do ishte krenar që të kishte në krah, do jesh nëna më e bukur në botë, do jesh nëna e fëmijëve të mi, do jesh krahu im i djathtë, do jem i joti gjithë jetën”, ka thënë Luizi.
Kujtojmë që, Luizi, Efi, Kristi dhe Dea janë finalistë e BBVA.