Connect with us

Politike

Alibeaj nga Vau i Dejës: Berisha-Meta-Rama, aleancë okulte

Nga Vau i Dejës, ku prezantoi kandidaten për kryetare bashkie, Klomentina Drinin, kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Alibeaj tha kjo treshe po bashkëpunon me njëri-tjetrin për interesa personale. Ai bën përgjegjës të tre për largimin e shqiptarëve.

“Rama, Berisha, Meta po sulmojnë shqiptarët. Janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e punës që kanë forcën që të rezistojnë dhe ta kalojnë këtë moment të vështirë, është ky trekëndësh që kërkon ta shpopullojë Shqipërinë.
Ky është problem më i madh për Shqipërinë. Këto fosile të politikës janë ulur këmbëkryq për të marrë peng fatet e shqiptarëve, japin dhe marrin në një aleancë okulte”, tha Alibeaj.

Akuza më të forta hodhi në drejtim të Sali Berishës, atë që demokratët e kanë quajtur si lider historik, por për Alibeajn, ai nuk është gjë tjetër veçse një “varkë shpëtimi për Ilir Metën”.

“Berisha nuk bën gjë tjetër veç se varka e shpëtimit të këtij sistemi, i ka çuar demokratët në sqetullën e Metës, një pazarxhiu politik. Kjo është arsyeja pse shqiptarët ikin”, shtoi ai.

Politike

U përjashtu nga vetingu, ja kur do të mblidhet KLP për Alfred Ballën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më 27 Maj për të marrë vendimin për kreun e këtij institucioni, Alfred Ballën.

Ky i fundit, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) u përjashtu për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, e për pasojë “nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm”.

Alfred Balla është zgjedhur në vitin 2018 si anëtar i KLP-së, dhe në mars të 2022, u zgjodh në krye të “qeverisë së prokurorëve” me një mandat dy vjeçar. Ndërkohë, mandati tij si anëtar ka përfunduar që prej dhjetorit të vitit të kaluar, por procedurat për përzgjedhjen e 3 kandidatëve jo magjistratë u zgjatën përtej afateve.

Ndonëse për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ai konsiderohej subjekt i procesit të rivlerësimit kalimtar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) organizoi shortin për caktimin e trupit gjykues për rastin e tij në fund të dhjetorit të vitit 2021. Trupës iu desh më pas 1 vit e gjysëm për të vlerësuar nëse ai e gëzonte statusin e magjistratit e për pasojë të përcaktonte nëse do të duhej që ai t’i nënshtrohej ose jo, të ashtuquajturit proces të Vettingut. Përfundimisht në qershor të 2023-it, KPK-ja mbylli procesin e rivlerësimit ndaj Alfred Ballës, pa një vendim përfundimtar, duke konstatuar se ai e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte liruar nga detyra me vendim të kryetarit të Gjykatës së Lartë në korrik 2017.

Vendimi i KPK-së, u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit, përkundër pretendimeve se me lirimin nga detyra në Gjykatën e Lartë, është humbur dhe statusi i magjistratit, vetë Balla kishte ndërmarrë beteja ligjore që atij t’i njihej ky status, si përmes një padie në Gjykatën Administrative ashtu dhe me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Ndërkohë, pavarësisht vendimit të vetingut, Alfred Balla pretendon se statusi i tij aktual në KLP është si i zgjedhur nga Kuvendi nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Sipas tij, për këtë shkak , ai pretendon se duhet ta ushtrojë ende detyrën në KLP.

Continue Reading

Politike

PS bojkotoi mbledhjen e KKIE/ Tabaku: Zhgënjyes, penguan transparencën dhe llogaridhënien

Deputetja e PD-së, Jordia Tabaku ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me bojkotimin nga ana e socialistëve që i bënë ditën e sotme mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Tabaku shkruan se ditën e sotme në mbledhjen e KKIE do duhet të raportonte Ministria për Administratën dhe Luftën Kundër korrupsionit për punën e saj në raport me kërkesat e Progres Raportit, por mazhoranca që premton luftë kundër korrupsionit ka vendosur të bojkotojë këtë mbledhje duke penguar jo vetëm transparencën por edhe llogaridhënien.

Sipas deputetes demokrate, opozita e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe ka propozuar masa të qarta për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ku sipas saj, përpjekjet e tyre fillimisht u injoruan, pastaj u përgënjeshtruan dhe në fund u pranuan.

Tabaku shprehet e zhgënjyer nga bojkoti i sotëm i socialistëve, pasi sipas saj, mendonte se mund të ndahen për shumë tema por për asnjë moment për çështjen e integrimit.

Reagimi i plotë:

Opozita e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe integrimin

Në një periudhë kur Shqipëria po analizon kapitujt mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit në raportin e screening, vendi po përballet me një krizë të thellë besueshmërie ndaj institucioneve. Sondazhet e fundit tregojnë një rritje të perceptimit të korrupsionit endemik, ndërsa hetimet e SPAK zbulojnë përditë raste të reja korrupsioni, aq sa administrata publike është bërë e paaftë të veprojë nga frika e kurtheve proceduriale të ngritura për të mbuluar korrupsionin e nivelit të lartë.

Kjo situatë pasqyron një mjedis të ndotur nga korrupsioni që ka pllakosur Shqipërinë. Detyra jonë si ligjvënës dhe si kuvend është të gjejmë zgjidhje për të luftuar këtë fenomen dhe për të rikthyer besimin e publikut në institucione. Kjo është një betejë e madhe për të shpëtuar Shqipërinë dhe për të ndryshuar kulturën e qeverisjes në mënyrë që të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, jo vetëm një pakice.

Opozita ka shprehur gadishmërinë dhe ka propozuar masa të qarta për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përpjekjet tona fillimisht u injoruan, pastaj u përgënjeshtruan dhe në fund u pranuan. Megjithatë, pranimi i problemit nuk është shoqëruar me reflektimin e nevojshëm për të shpëtuar një sistem të sëmurë. Në vend të kësaj, është përdorur për të ruajtur një status quo që favorizon pakicën në kurriz të shumicës.

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, me gjithë problematikat e tij, ka dëshmuar përpjekje të sinqerta për të përmirësuar procesin e integrimit dhe raportin e parlamentit ndaj këtij procesi. Ndryshimet ligjore të miratuara bashkërisht janë një dëshmi e kësaj metodike pune. Prandaj, ndërsa dëgjojmë mazhorancën që kërkon përfshirjen e integrimit në Komisionin që ata kërkojnë, duhet të kemi parasysh se burimi i një procesi të suksesshëm integrimi janë dy parime kryesore: dakordësia dhe dialogu.

Të dy këto parime do të ishin të domosdoshme edhe sikur shoqëria apo politika jonë të ishte në nivelet më të larta, që në fakt nuk është e tillë. Në kushtet pra, kur Shqipëria është në një krizë të thellë dhe reale kredibiliteti të mazhorancës socialiste që përdor çdo mjet ligjor për të zhbërë transparencën dhe llogaridhënien, vendi jonë i ka domosdoshmëri këto dy parime kyçe. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se mazhoranca nuk e ka as integritetin e plotë dhe as lartësinë morale për të kërkuar e vetme krijimin e një komisioni të tillë në emër të të ashtuquajturës “transparencë” apo llogaridhënie.

Që ky rrugëtimi në BE të jetë real duhet të kthehet nga një qokë për të marrë një “tick” në takimet me BE, në reforma që kontribuojnë në rritjen e mirëqënies në vendin tonë. Dhe kjo do të thotë institucione të pavarura dhe një llogaridhënie e vërtetë të qeverisë ndaj parlamentit. Pra, një proces integrimi pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Ndërsa vendi vazhdon të jetë një demokraci e ndryshkur dhe jo realisht eficente, parlamenti i vendit është kthyer në një ingranazh (të rëndësishëm) të atij kombinati korrupsioni që një nga një po përtyp heronjtë socialistë. Ligjet me porosi vazhdojnë të jenë një emblemë e zezë ndërkohë që ne na duhet një betejë reale dhe e pakompromistë përballë korrupsionit.

Shqipërisë i duhet kjo betejë dhe në fakt duhet ta nisë atë pikërisht nga salla e këtij parlamenti. Shqiptarëve u duhet integrimi por mbi të gjitha u duhet reforma e rëndësishme ekonomike dhe jo vetëm për të ndërtuar një model anti-korrupsioni që është parandalues.

Detyra funksionale e këtij Këshilli kombëtar është forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë dhe institucioneve të pavarura në raport me procesin e screening. Për sa kohë kjo detyrë vazhdon me sukses dhe që transmeton shqetësimet edhe të shoqërisë civile, atëherë do duhet të jetë ky mediumi përmes të cilit ne të flasim për integrimin dhe luftën kundër korrupsionit. Por ky medium është produkt i vullnetit politik të të dyja palëve që nëse realisht kërkojnë një proces integrimi dobiprurës dhe në shërbim të vendit duhet të respektojnë parimet për të cilat kemi rënë dakord.

Ditën e sotme në KKIE do duhet të raportonte pikërisht Ministria për Administratën dhe Luftën Kundër korrupsionit për punën e saj në raport me kërkesat e Progres Raportit. Fatkeqësisht, mazhoranca socialiste që ndonëse premton luftë kundër korrupsionit dhe angazhimin e saj në procesin e integrimit ka vendosur të bojkotojë këtë mbledhje duke penguar jo vetëm transparencën por edhe llogaridhënien.

Jo më larg se një vit më parë kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet mbi Rolin e Parlamentit në Procesin e Integrimit, ndryshime që ishin një ridimensionim i punës dhe rolit të këtij institucioni për ta afruar procesin e integrimit me shqiptarët dhe qytetarët duke rritur akoma më shumë pjesmarrjen e shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe sindikatave në këtë proces.

Në këtë sallë gjenden përfaqësuesit e opozitës, shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe sindikatave por mungon mazhoranca socialiste. Ky bojkot i çuditshëm dhe tërësisht i pakuptimtë pasi ka pasur një dakordësi për orarin, vendin dhe temën shpërfaq në të vërtetë mungesën e vullnetit për të luftuar korrupsionin dhe vazhduar më tej procesin e integrimit.

Kjo sallë e bojkotuar, fare çuditërisht nga mazhoranca socialiste, dëshmon edhe një herë se ndryshe nga çfarë propagande dëgjohet në zyrat ndërkombëtare, në emisionet televizive apo intervistat në gjuhë të ndryshme për vullnetin dhe aspiratën e kësaj qeveria për një integrim në 2030 është e rremë dhe iluzionare.

Bojkoti i sotëm është zhgënjyes. Pasi ne mund të ndahemi për shumë tema por për asnjë moment nuk kam menduar që mund të ndahemi për çështjen e integrimit.

Beteja e opozitës është për një Shqipëri që përqafon realisht demokracinë institucionale duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe transparencën e llogaridhënien mes tyre. Procesi i integrimit është rruga drejt një Shqipërie perëndimore dhe në përputhje me këto vlera. Lufta kundër korrupsionit, parandalimi i korrupsionit dhe përpjekja për një Shqipëri brenda BE-së nis dhe përfundon në këtë sallë dhe me angazhimin e të zgjedhurve të shqiptarëve nga të gjitha anët politike. Kjo është një betejë që mbështetet nga 93% e shqiptarëve.

Prandaj, i ftoj kolegët e mi socialistë të kuptojnë rëndësinë e këtij procesi dhe të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dhe të bashkohen përtej ndasive politike në këtë përpjekje të përbashkët për të ardhmen e vendit tonë.

Continue Reading

Politike

“Ishte bërë deti kos…”/ Dumani kërkoi bashkëpunim nga institucionet, Ngjela: SPAK të mos presë…

Spartak Ngjela në një emision telelviz foli në lidhje me raportimin e kreut të SPAK Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve.

Në lidhje me faktin që Dumani theksoi mungesën e kallëzimeve të korrupsionit nga ana e institucioneve, Ngjela tha se Prokuroria e Posaçme nuk duhet të presë që puna e saj të bazohet në kallëzimin e atyre që në të vërtetë janë ata që e bëjnë korrupsionin.

Ai tha se SPAK ka një detyrë të madhe për zhvillimin e Shqipërisë, pasi korrupsioni ka mpirë zhvillimin shqiptar.

“Institucionet janë të korruptuara, vijnë nga korrupsioni. Kush ka qenë ai institucion që nuk ka qenë i korruptuar në Shqipëri.
Nga institucionet do të presë SPAK? Çfarë japin shërbimet? Aty është gjëja. Këtu ishte bërë deti kos në funksion të korrupsionit. Kush merrte lugën që ia jepte shteti hante. Ministri, zv. Kryeministri e kryeministri kishin lugën më të madhe.

 

 

SPAK ka një detyrë të madhe për zhvillimin e Shqipërisë. Korrupsioni ka mpirë zhvillimin shqiptar”, tha Ngjela.

Ai foli edhe në lidhje me faktin që Dumani theksoi lidhjen e policisë me krimin.

“Nëse policia, disa organe të survejimit, si prokuroria, nuk do të ishin të korruptuara nuk do të kishte korrupsion në Shqipëri. Shpresën e kemi të gjithë te SPAK”, u shpreh ai.

Continue Reading

Politike

Afera e inceneratorit të Tiranës/ Belind Këlliçi: 6 mln euro dëm, SPAK të hetojë

Në një konferencë për shtyp, anëtari i Kryesisë së Rithemelimit Belind Këlliçi, ka publikuar fakte të reja, që sipas tij, faktojnë se nga buxheti i Bashkisë Tiranë, janë paguar para edhe për mbetjet e bashkisë Kamëz.

Këlliçi shtoi se fatura financiare e shkon deri në 6 milionë euro, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë në lidhej me destinacionin përfundimtarë të këtyre të ardhurave e se ku kanë përfunduar këto para.

Sipas vetë strukturës të publikuar në faqen online të Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha ka varësi direkte vetëm nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

DEKLARATA:

Të nderuar qytetarë,

Bashkia Kamëz në vitin 2018 firmosi një kontratë konçensionare për pastrimin, grumbullimin, ndërtimin e një stacioni dhe impianti për trajtimin e mbetjeve dhe depozitimin në landfillin e Sharrës, ku kompania do të merte përsipër edhe pagesën Gate Fee 29 eur/ton. Ky konçension u fitua nga kompania Alko Impex.

Kjo kontratë konçensionare u pasua me shkelje të shumta që Bashkia Kamëz, nën drejtimin e Rakip Sulit nuk i pa asnjëherë. Me Rakipin nuk do të merremi sot, pasi ai siç e ka vetëdeklaruar e ka me shumë dëshirë paraqitjen në SPAK.

Deklarata e sotme do të fokusohet tek korrupsioni i Erion Veliajt me mbetjet e Bashkisë Kamëz. Siç tregohet edhe në këtë e-mail, në mars të vitit 2019, Bashkia Tiranë vihet në dijeni se mjetet e kompanisë Alko Impex ishin kapur duke depozituar mbetjet e Bashkisë Kamëz në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar këto si mbetje të zonës së Kombinatit në Tiranë. Mbetje të cilat faturoheshin dhe paguheshin nga Bashkia Tiranë.

Erion Veliaj sigurisht nuk ndërmori asnjë masë. Në 17 nëntor të vitit 2020 publikohet emisioni ‘Inside Story’ në një media kombëtare, ku faktohej me zë dhe me figurë se mbetjet e Kamzës depozitoheshin si mbetje të Tiranës dhe paguheshin nga Erion Veliaj.

1 javë më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në bashki Taulant Tusha, i dërgon një shkresë inceneratorit të Tiranës, për dijeni edhe kompanisë, ku i bënte me dije se nuk do të pranoheshin më depozitime për llogari të bashkisë, nëse kalohej sasia 165 ton mbetje në ditë.Këtu është edhe komunikimi më flagrant i punonjësve të inceneratorit Tiranë, komunikim i cili fakton përtej çdo dyshimi se shkresa e Taulant Tushës ishte nul dhe se vendimet për zbatimin e ligjit, i merrte pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj.

Në një e-mail të datës 2 dhjetor 2020, shtetasja Esjana Çadri, punonjëse e Stela Gugalles, i shkruan eprorëve të saj se si duhej të vepronte për rakordimin e sasive të mbetjeve bazuar në shkresën e Taulant Tushës.

Këtij e-maili i përgjigjet famozi Elton Bualli, i cili përfitoi 300.000 euro nga AZHBR për ndërtimin e një sere në zemër të landfillit të Sharrës, i cili thotë shprehimisht se: ‘Sipas bisedës me Klodin rakordimi i javës së katërt mos të mbyllet ende derisa të mbyllen disa takime në nivele më të larta, që brenda dy ditësh të na jepet më shumë informacion’.

Këtu lind pyetja e thjeshtë. Kush është nivel më i lartë se Taulant Tusha në Bashkinë Tiranë?

Sipas vetë strukturës të publikuar në faqen online të Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha ka varësi direkte vetëm nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Pra është fare e thjeshtë të kuptohet fakti se Klodian Zoto duhej të merrte urdhër nga pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj, për të vepruar për depozitimin e mbetjeve të Kamzës.

Që të jemi të qartë, deri në prill të vitit 2024, inceneratori i Erionit nuk ka humbur asnjë cent, pasi koston financiare e ka mbuluar 100% Bashkia Tiranë. Për të kuptuar se sa është vlera jemi bazuar në deklarimet publike të Rakip Sulit dhe planit vendor të Bashkisë Kamëz, ku thuhet se minimalisht Bashkia Kamëz ka 39.000 ton mbetje në vit, përllogaritur kjo në sasinë totale rreth 195.000 ton për periudhën 2019-2023, me një faturë financiare prej 5.6 milionë euro pa TVSH.

Erion Veliaj në dijeni të plotë, ka hequr nga buxheti i Bashkisë Tiranë mbi 6 milionë euro, për të paguar mbetjet e Kamzës, para të cilat do duhej ti paguante konçensionari.

I takon tashmë SPAK të hetojë dhe faktojë nëse këto 6 milionë euro para korruptive, kanë përfunduar në llogaritë bankare të të afërmve të Erion Veliajt.

Të nderuar qytetarë,

Kjo është prova e rradhës që Erion Veliaj nuk ka dhënë urdhër vetëm për pagesat e depozitimit të dherave për kullat e Tiranës, nuk ka bllokuar vetëm NJZP, por ka urdhëruar dhe paguar edhe për mbetjet e Bashkisë Kamëz.

Çdo veprim dhe faturë financiare që lidhet me inceneratorin e Tiranës, bëhej me urdhër të Erion Veliajt.

Ditët në vijim të gjitha këto materiale do ti depozitohen zyrtarisht SPAK, i cili e ka të kotë zgjatjen e agonisë së pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D, Erion Veliaj.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, nuk do të ndalemi derisa të vendoset shiriti i skenës së krimit, godinës të Bashkisë Tiranë, e cila tashmë është kthyer në institucionin më të korruptuar në Europë.

Ju faleminderit.

Continue Reading

Politike

“Berisha i burgosur politik”/ Argita Malltezi akuza të forta: Hetuesit kanë falsifikuar dosjen “Partizani”

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dalë këtë të premte në një konferencë për mediat ku ka folur në lidhje me dosjen në SPAK të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit Partizani, për të cilën babai i saj, Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi qëndrojnë nën masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”.

Sipas Argita Malltezit, dosja është e montuar politikisht dhe prokurorët e çështjes po bëjnë një proces fiktiv. Ajo i ka akuzuar hetuesit për falsifikim dhe mashtrime, teksa sipas saj, Prokurorët e SPAK kanë vepruar në bazë të urdhrave politik të kryeministrit Edi Rama.

Argita Malltezi i konsideroi Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin si të burgosur politik, teksa sipas saj, në këtë çështje dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale, taulant Balla dhe Edi rama për të cilët nuk ka as procedim penal.

“Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berisha. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje

E gjithë dosja përfshirë edhe veprimet e fundit, tregon se kjo është një dosje e montuar politikisht, se Berisha dhe Malltezi janë të burgosur politikë sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare dhe sot do të sjellë para jush, akte të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Jua kemi vënë edhe më parë në vëmendje faktin që ky nuk është një hetim gjashtëmujor që është zgjatur për një gjashtëmujor të dytë, por një hetim që ka zgjatur tashmë prej katër vitesh , një hetim që është intensifikuar në varësi të urdhrave politikë të Edi Ramës, siç provohet nga dokumentet e dosjes. 

Sa herë Edi Rama, në mënyrë publike, në Asamblenë e PS apo në Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës, prokurorët politikë, Kraja-Millonai kanë intensifikuar veprimet e tyre siç demonstrohet nga shkresat në fjalë.

Deri tani është provuar me dokumente të pakontestueshme ndërmjet tyre vendime gjyqësore, se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale: Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe Edi Rama për shpërdorim të financave publike dhe dëm në 320 mijë euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjerin prej tyre, madje as nuk ua përmend emrin për shkeljet e kryera.”, tha Argita Malltezi.

Ndërkohë, ajo i ka nxjerrë dhe me pika shkurtimisht ku i bazon deklarata e saj për shkeljet e SPAK, të cilat janë të renditura më poshtë.

Si është hedhur SPAK nga dega më degë?

Tregues se nuk po heton për çështjen por për t’u kap me personin prej 3 vitesh:

1. Toka e shpronesuar? JO. Taulant Balla beri kallzim te rreme. Fletoret Zyrtare te viteve 1942-
1943 deshmojne qe nuk ndryshoi pronesia mbi token.
2. Ndryshimi i Destinacionit nga Berisha? JO. U krye nga Rama ne 2006 (i) pa kerkese te
pronareve te tokes, (2) para se pronaret e tokes te kishin kontrate me firme ndertimi dhe (iii) pa
u kryer privatizimi.
3. Ne 2008 Edi Rama e ndryshoi te gjithe zonen ne banim me parametra te larte zhvillimi
(KRRT vendim nr.238 date 27.12.2008) para se te kryhej privatizimi
4. Ligje/VKM te pershtatura per 5 familjet? JO. Ligje per gjithe Shqiptaret! Edi Rama ka
Ligjin Fusha, Ligjin Butrinti, Ligjin Alabar, 4 VKM per Bolinon, VKM per t’i dhuruar Olsi
Rames 37,000 m2 toke qe nuk ju kthye pronareve se ishte ne PP
5. Kalimi nga Komision Pronash ne Agjensi Pronash per te ndihmuar dhendrin? JO.
Reforme qeverisese qe shtoi 2 hallka kontrolli (Agjensine Qendrore dhe Avokaturen e Shtetit)
perpara se cilido vendim te behej final.
6. Privatizimi i paligjshem? JO. E detyrueshme me ligj per pronaret.
7. Pagese e paket? JO. 800,000 $ per objekte te rrenuara dhe te uzurpuara. Pronaret paguan edhe
per (i) strehimin e 42 familjeve informale me mbi 2500 m2 dhe 500,000 €, (ii) kopsht/cerdhen
me te mire ne Tirane, (iii) faltore per besimtaret, (iv) park me mbi 2000 peme, (v) vepra arti,
(vi) 1500 m2 toke lene vakef per shkolle,
8. Letrat me vlere per te ndihmuar dhendrin? JO. Vec 10% u paguan me letra me vlere, 90% u
pagua me para. KSHP (700,000$) u pagua e plote me para vec 1 muaj para se hynte ne fuqi
VKM per letrat me vlere! Klubi tjeter kish vec 1 objekt e kushtonte vec 100,000$ – ketu Begeja
kish vec 4%, pra gjithsej 4,000$ duhej te paguante gjithe fisi.
9. Ish Klubi ne Planin e Perhapjes se FA? JO. Dokumentet zyrtare (Dekret) tregojne se nuk ka
qene as ne 2004. SPAK e konfirmoi kete qysh para 7 muajsh por vijon te tentoje te genjeje me
deshmi te rreme
10. SPAK sugjeron qe toka duhej te vijohej te vidhej? Shteti vec vidhej, pronaret nuk gezonin te
drejten Kushtetuese. Ligji ia ktheu pronareve legjitime. Ndofta SPAK po kenaqet tani qe Rama
miratoi ligjin qe ua vjedh pronareve private
11. Ish Pishina ishte e privati tjeter? JO. SPAK genjeu dhe fshehu vendim gjyqsor 7 vjecar qe
vertetoi qe ishte uzurpim dhe fallsifikim dokumentesh.
12. SPAK beri mashtrim topografik. Token ne Yzberisht e vuri si toke tek ish Klubi
13. Prof. Malltezi dhe Z. Begeja ishin ortake fiktive? JO. Ishin partnere prej 2007. Fillimisht
permes se drejtes kontraktore e me pas sipas te drejtes se shoqerive tregtare.
14. Pastrim parash? JO. thjesht investim ne pronen private permes vetefinancimit dhe mbulim te
gjithe shpenzimve te tjera te informalitetit.
15. Zgjatje hetimi prej 6 muajsh, ne fakt prej 3.5 vitesh.
16. Hetim pasuror qysh prej 30 vitesh dhe nuk ka asnje shkelje per asgje
17. Malltezi hyri me 113 m2 e doli me 5 miljone? JO. Ne fakt hyri me 410 m2 te trasheguar dhe
bleu edhe mbi 2,100 m2 te tjera nga bashkepronaret. Shiten ne grope per vetefinancim.
Prokuroret fshehen mbi 20 kontrata blerje toke dhe 350 kontrata te shitjeve ne grope.
18. Dyshime dhe arrest pa asnje ekspertize! Vec pas 3.5 vitesh caktuan ekspertin e preferuar e te
perdorur gjithnje nga Dumani per te kryer nje ekspertize kontabel
19. Cfare po heton tani? SPAK tani po heton nese ka pasur apo jo oponence teknike projekti
Libeskind, dhe nese ka pasur apo jo masa kunder zjarrit objektet e ndertuara ne 2010-12!

Perkufizimi i burgosjes politike sipas Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes –
Resolution 1900 (2012)1:

Nje person i privuar nga liria personale trajtohet si ‘burgosur politik’:
a. nese arresti eshte vendosur ne dhunim te nje prej te garancive themelore te pershkruara ne
Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut…;
b. nese arresti eshte vendosur per arsye te pastra politike pa lidhje me ndonje veper penale;
c. nese, per arsye for politike, gjatesia e arrestit ose kushtet jane qartazi jashte permasave te
vepres penale qe personi gjendet fajtor apo i dyshuar;
d. nese, per arsye for politike, ai ose ajo eshte arrestuar ne nje menyre diskriminuese
krahasuar me persona te tjere; ose
e. nese arresti eshte rezultat i procedurave te cilat ishin qartazi te padrejta dhe kjo duket se
lidhet me motivet politike te autoriteteve.
• Ne 3 vjet hetime SPAK nuk u thirri asnjehere as Prof. Berishen e as Prof. Malltezin.
• U vendosen masat ne menyre abuzive ne dhunim te ligjit pa u pyetur kurre as Berisha
e as Malltezi.
• U vendosen masa kufizuese ne menyre antikushtetuese ndaj Berishes2
• Dumani u shpreh se nuk ka nevoje te pyesim parlamentin kur e ka caktuar gjykata.
Pra, gjykata e kontrolluar nga politika mori tagrat e nje pushteti tjeter, atij legjislativ.
• U vendos ne menyre antikushtetuese masa e arrestit ndaj Berishes.
• Ne shkelje te Kushtetutes (N.71§1) dhe jurisprudences se GJEDNj (Selahattin
Demirtas v. Turqise (nr.2) [GC], 2020) Berishes ju ndalua shkuarja ne Parlament pa
vendim te formes se prere te gjykates.
• U caktua gjyqtare ne konflikt interesi dhe e kapur ne veper penale.
• U pengua mbrojtja dhe u caktua avokat qe kerkonte arrestimin e Berishes.
• Vendimi per te ndaluar komunikimin gjithashtu eshte vendim i pabazuar ne ligj, qe bie
ndesh me Nenin 17 te Kushtetutes, pasi eshte hequr nga Kodi Penal qysh prej 2017.
SPAK ndonese ka hyre ne vitin e 4 te hetimit, zvarrit hetimet vetem per te mbajtur ne arrest
liderin e opozites. Ky eshte nje arrest tipik politik sipas perkufizimeve nderkombetare.
Rezoluta 2077 (2015)3
(Abuse of Pre-trial detention in State Parties) e Asamblese
Parlamentare te Keshillit te Evropes tregon se ka verejtur shume raste te abuzive te arrestit
paragjyqsor ne nje numer vendesh anetare te KEDNj, qe kryen per arsyet e meposhtme:
1. T’i beje presion te arrestuarve per t’i frikesuar qe te pranojne veper penale ose te
bashkepunoje me prokurorine (rasti i Sergey Magnitsky, ne Rusi, rastet e udheheqeve
te opozites ne Gjeorgji)
2. Te diskreditoje ose perndryshe te neutralizoje konkurente politike (psh. raste te
udheheqesve te Levizjes se Bashkimit Kombetar ne Gjeorgji);
3. Te nxise objektiva politike te tjera, perfshi atyre te lidhura me politiken e huaj
4. Te vendose presion mbi te arrestuarit me qellim per t’i detyruar te sheshin bizneset e
tyre (psh rasti Gusinsky ne Rusi)
5. Te frikesoje shoqerine civile dhe te heshte zerat kritike (psh ne Turqi, Rusi)

Continue Reading
Advertisement

TRENDING