Connect with us

Pinknews

‘Të ikën truri ëë?’/ Luizi për finalen: O i pari o i katërti

Vetëm 4 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother dhe Luizi shpreson që emri i tij të përmendet si fituesi. Megjitatë parashikon sikur mund të ndodhë edhe e kundërta dhe shprehet se do të ishte më mirë po të dilte i katërti se i dyti.

Luizi: Për Zotin, më mirë të dal i katërti sesa i dyti.

Efi: Të ikën truri ëë?

Luizi: Më mirë që nxirr të katërtin. Të thotë emër tjetër, uaaa!

Efi: E di çfarë kam frikë tek ty? Je aq emocional dhe inatçi, saqë po të jenë dy veta dhe të thotë emrin tjetër, ti as që ke për ta uruar fare.

Luizi: S’dua ta mendoj fare atë moment. Më mirë të më nxjerrin të katërtin dhe iki direkt, bëni çfarë të doni.

Efi: Atë hall kam tek ty, kur të dalë fituesi tjetër, do mërzitesh shumë.

Luizi: Dua të dal i katërti. O i katërti o i pari.

Advertisement