Rajon
Masakra me 9 viktima/ Pritet të dalë para gjykatës babai i agresorit 13-vjeçar
Serbia po mban tre ditë zie për 9 viktimat në shkollën fillore, të cilët humbën jetën pas shkrehjes së armës nga shoku i tyre nxënës i klasës së 7-të.
Kujtojmë se akti kriminal i adoleshentit ndodhi në orët e para të mëngjesit të 3 majit, kur fillimish Kosta, qëlloi rojen, i cili tentoi t’i marrë armën dhe ta ndalojë, ndërsa më pas në klasë qëlloi mësuesën e historisë dhe nxënësit. Të raportuar janë 9 të vdekur, 8 fëmijë dhe një roje sigurie, ndërsa të tjerë janë plagosur rëndë, mes të cilëve nxënës dhe mësuesja e historisë. Pas sulmit 13-vjeçari ka lajmëruar uniformat blu, megjithëse autoritetet ishin njoftuar tashmë për të shtënat. Policia ka gjetur një letër dhe një hartë që i përkasin nxënësit, një plan i bërë rreth një muaj më parë së bashku me listën e vrasjeve me emrat e 15 personave. Sipas fqinjëve një ditë para ngjarjes i mituri kishte qenë në një ditëlindje me shokët që ka qëlluar. Mbetet enigmë arsyeja se përse 13-vjeçari i lindur në korrik 2009, Kosta Keçmanoviç kreu masakrën. Ai është djali i një ndër radiologët më të njohur në Beograd, nënën shkencëtare dhe profesore biologjie. Kosta ndiqte mësimet në një nga shkollat më të njohura në kryeqytetin serb, kishte pasion teatrin, ishte regjistruar në një kurs aktrimi, ishte një nxënës i mirë madje fitues në olimpidat e matematikës.
Por sikurse shkruajnë mediat shokët i thërrisnin budalla. Së fundimi ai kishte kërkuar të ndryshonte klasën, por edhe atje nuk ishte mirpritur nga shokët që vijonin të talleshin me të. 13-vjeçari thuhet se ishte viktimë e bullizmit nga bashkëmoshatarët e tij, teksa prindi i njërit prej shokëve të tij shkruan se emrat në listën e vrasjeve ishin pikërishta nxënësit që e kishin ofenduar. Ndërsa kur i mituri planifikoi masakrën ishte në dijeni edhe se ligji serb nuk e dënonte nën moshën 14 vjeç. Shokët ishin tallur me të edhe një muaj më parë kur Kosta mori rezultat të keq në testin e historisë dhe mësuesi e kishte cilësuar si të pamjafshtueshme. Një moment ku dyshohet se i mituri ka nisur planin e sulmit të kryer në 3 maj. Ai vizatoi planin e shkollës, siguroi rrugën ku do kalonte për të vrarë 15 nxënësit. Kur u arrestua i mituri tha ‘qëllova sepse jam psikopat”. 13 vjeçari po kryen një dënim për tre muaj në një klinikë neuro-psikiatrike.
Raportohet se djali ka shkuar në poligonin e qitjes më shumë se një herë me të atin Vladimir për të qëlluar me një amër të kalibrit 9mm, e njëjtë me atë që babai kishte në shtëpi me leje dhe që Kosta e përdori për krimin.
Presidenti Aleksandër Vuçiç sugjeroi që mosha e përgjegjësisë penale të ulet në 12 vjeç dhe propozoi gjithashtu një sërë reformash të tjera, përfshirë kontroll i licencave të armëve të zjarrit dhe shtrëngim i rregullave se kush mund të lejohet në ushtrime qitjeje.