Connect with us

Rajon

FOTO/ Ekzekutoi 8 persona, në shtëpinë e 21-vjeçarit gjendet një arsenal armësh

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me masakrën e ndodhur ditën e sotme në Serbi, ngjarje e dytë makabre kjo e ndodhur ditët e fundit.

Mediat vendase raportojnë se në banesën e 21-vjeçarit, autor i ngjarjes që la pas 8 viktima dhe disa të plagosur, është gjetur një arsenal armësh.

Pas kontrollit në banesë policia ka sekuestruar një karabinë me dylbi, një pistoletë, një pistoletë sinjalizuese, dy silenciatorë, një thikë gjuetie dhe armë të tjera, 164 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13 gëzhoja gjuetie dhe 25 copë municion karabine.

Autoritetet policore kanë gjetur në banesë gjithashtu edhe katër granata dore, disa kuti municionesh pistolete, disa copë municione pushke, si dhe një pushkë automatike pa numër fabrike.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
Advertisement