Rajon
Dorëhiqen Vuçiç dhe Brnabiç/ Shpallen zgjedhje të reja në Serbi
Teksa dialogu Kosovë-Serbi ka arritur në një pikë kyçe, zhvillimet politike në shtetin serb duket se po marrin një kthesë të jashtëzakonshme.
Kështu të paktën duket sipas tabloidit serb “Informer.rs”
Ne kete media thuhet se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të dal në media më 8 maj për të propozuar dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme dhe dorëheqjen e tij.
Po sipas “Informer.rs”, është mbajtur seanca e përbërjes së zgjeruar të Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, në të cilën ka marrë pjesë edhe Vucic, i cili ka propozuar:
- Doreheqjen e kryeministres Ana Brnabic
- Dorëheqjen e përbashkët te qeverisë dhe presidentit
- Dorëheqja presidentit.
- Shkuarje në zgjedhje të përgjithshme
“Sigurisht që çdo vendim do të konfirmohet me vote brenda pertise më 27 maj” – shkuan tabloidi serb
Bazuar në këtë, duket se do ketë ndryshime rrënjësore në politikën e Beogradit.