Politike
Alibeaj i zhgënjyer me Berishën: Na hoqi mundësinë për të marrë gjysmën e bashkive
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar Sali Berishën nga një takim elektoral në qytetin e Vlorës duke thënë se po i çon demokratët te ‘sqetulla e Ilir Metës’.
Sipas Alibeajt, Berisha u hoqi mundësinë që të merrnin pushtetin në të paktën 30 bashki pasi nuk pranoi të futej në garën e 14 majit me kandidatë unik.
“Në këmbim, Sali Berisha ua refuzoi demokratëve me qëndrimin e tij, mundësinë për të marrë pushtetin në të paktën gjysmën e bashkive të vendit dhe duke çuar kështu Partinë Demokratike të bashkuar. Të bashkohej rreth kandidatëve unik në zgjedhje. Duket pra, Sali Berisha nuk jep, vetëm merr. Ai kërkon t’i marrë me vete të gjithë demokratët dhe t’i çojë nën sqetullën e hallexhiut tjetër Ilir Metaj. Për t’i çuar demokratët tek shtëpia e skllavërisë. Ajo atje është shtëpia e skllavërisë. Unë pyës, përsë? Sepse hallexhinjtë janë bërë bashkë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika”, tha Alibeaj.
Gjithashtu vijoi duke thënë se Berisha ka hall të madh pasi është në pritje se kur do të thirret në SPAK.
“Meta është dhe Rama, hallexhiu në qeveri. Ka një hallexhi në qeveri ka dhe 2 hallexhinj në opozitë. Kanë hallin e përbashkët nga drejtësia. Gjatë gjithë kësaj kohe sa herë kemi qenë dëshmitarë në parlament e kemi pasur seancat tona e vetmja gjë që diskutohet është kjo. Kush do thiret këtë javë në SPAK. Do thirret Ahmetaj, apo Belinda Balluku. Kur do thirret Edi Rama për ceshtjen e MC Gonigal nga një anë dhe nga ana tjetër kur do thirret Ilir Meta, personi Z, ML dhe personi Y që Rama shantazhon Sali Berishën mes parlamentit dhe ky e mbyll gojën. Dhe shih çfarë pozite dhe opozite të korruptuar kemi ne. Frika e tyre e vetme është se kur SPAK do ti thërrasë. Kjo është simptoma që sot ka politika e vjetër, dinosaurët epolitikës shqiptare 33 vjeçare”, tha Alibeaj.