Sport
Burojnë miliona për Zhegroven/ Levizja e rradhës është bomba e merkatos për yllin nga Kosova
Edon Zhegrova mund të jetë futbollisti i radhës që i bashkohet kampionatit saudit, me Al Ittihad që ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të yllit kosovar.
Sulmuesi anësor 26-vjeçar raportohet se ka tërhequr vëmendjen e klubit nga Arabia Saudite, i cili po kërkon përforcime të reja për krahët e sulmit. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Zhegrova është një nga tre emrat që ndodhen në listën e shkurtër të Al Ittihad.
Më tej, Romano bën me dije se futbollisti kosovar është i hapur ndaj një transferimi në Arabinë Saudite. Kjo e bën pistën e Al Ittihad edhe më konkrete, teksa Zhegrova duket se nuk e përjashton një aventurë të re në futbollin saudit.
Një tjetër zhvillim që i shton interesin kësaj historie është refuzimi i mundësisë për t’u transferuar te Atalanta. Sipas Romanos, Zhegrova ka vendosur të mos e pranojë ofertën e klubit italian, duke lënë të hapura opsionet për të ardhmen e tij.
Në këto kushte, Al Ittihad po shfaqet si një prej destinacioneve më intriguese për Zhegrovën. Megjithatë, deri tani bëhet fjalë për interes dhe jo për një marrëveshje të mbyllur.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse klubi saudit do ta konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare dhe nëse ajo do të jetë bindëse për klubin dhe vetë futbollistin kosovar.
