Connect with us

Rajon

Pamje tronditëse/ Momenti kur 14-vjeçari vret shokët e klasës

Ky është momenti kur 14-vjeçari Kosta.K vrau 8 bashkëmoshatarët e tij dhe rojen e një shkolle në Beograd.

Në pamjet e publikuara shihet teksa i mituri futet në klasë ku nxënësit po bënin mësim dhe fillon të qëllojë mbi ta. Ajo çfarë bie në sy është shënjestëra e 14-vjeçarit dhe mënyra e mbajtjes së armës. Ashtu si dhe shihet në video një prej shokëve të tij Kosta e ka vrarë me një plumb në kokë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Maj të këtij viti ku Kosta. K me armën e babait të tij hapi zjarr në shkollën ku studionte.

Ai vraru 9 persona, 8 nxënës dhe rojen, ndërsa mediat serbe raportuan se mbi 15 të tjerë mbetën të plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ai mori në telefon policinë ku dhe rrëfeu për krimin që kishte kryer. Forcat serbe vunë në pranga të miturin, gjithashtu edhe prindërit e 14-vjeçarit. Më herët u bë me dije se Kosta prej dy vitesh frekuentonte me babain e tij poligonin, aty ku dhe ishte mësuar të qëllonte me armë.

Rajon

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Naxos dhe është ndjerë në Atikë.

Sipas njoftimit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e lëkundjes sizmike ndodhet në një zonë detare në verilindje të Naxos dhe konkretisht 13 kilometra në veriperëndim të Donoussa-s.

Distanca nga Athina llogaritet rreth 180 kilometra. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Continue Reading

Rajon

Arrestohet në Serbi një qytetar nga Kosova në Merdarë për “krime lufte”

Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikën kufitare që lidh Serbinë me Kosovën, nën dyshimin për “krime lufte”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë (MPB), Ivica Daçiq, tha se Tefik Mustafa u arrestua pasditen e 1 qershorit në Merdarë për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.

Në një komunikatë për media, MPB-ja serbe theksoi se Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.

“Personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, tha Daçiq, sipas komunikatës.

Haxholli: Mbase “temë propagandistike” e Serbisë
Më vonë, në një postim në Facebook lidhur me këtë rast, sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se Serbisë “me gjasë po i duhet ndonjë temë propagandistike për zgjedhjet e nesërme në Serbi”, duke iu referuar zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 2 qershor në Serbi.

Duke e përmendur rastin “Panda”, ai tha se policët për të cilët Serbia thotë që janë zhdukur, “është shumë më e mundshme të jenë zhdukur, apo të jenë gjallë në Serbi, sesa të ketë ndodhur diçka e tillë në territorin e Republikës se Kosovës”.

Radio Evropa e Lirë u është drejtuar me pyetje Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe Policisë së Kosovës në lidhje me arrestimin e shtetasit kosovar, por nuk mori përgjigje.

Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.

Më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij.

Duraku u arrestua në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe një gjykatë serbe i caktoi masën e paraburgimit po atë muaj.

Familjarët e tij thonë se akuzat kundër Durakut nuk qëndrojnë, pasi ai, para luftës në vitin 1999, ka jetuar me familjen e tij në Angli.

Në fillim të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për, siç i cilësoi ai, arrestime të padrejta, të qëllimshme dhe dashakeqe të qytetarëve të Kosovës./rel

 

Continue Reading

Rajon

Parlamenti Evropian letër Serbisë: Mos diskriminoni shqiptarët, dresoni çështjet, se në të kundërt…

Parlamenti Evropian i ka dërguar letër Serbisë, duke i kërkuar që të respektojë dhe implementojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara që nga Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001 duke siguruar afirmimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të minoritetit shqiptar.

Këtë e ka bërë të ditur Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Në një letër të nënshkruar nga Viola Von Carmon, Rainer Ëieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, PE-ja i ka kujtuar Serbisë se shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me forma të ndryshme diskriminimi.

Në këtë letër sipas Kamberit janë renditur pesë çështje kryesore që duhet të adresohen nga Qeveria e Serbisë për të siguruar barazi dhe mosdiskriminim për shqiptarët.

“Një falenderim i madh për Qeverinë e Kosovës, në veçanti Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrin Besnik Bislimin, për mbështetjen e tyre të çmuar dhe vizionin e tyre në proceset lobuese për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Continue Reading

Rajon

Aksident në Beograd/ Humb jetën një person dhe mbi 40 të tjerë plagosen

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pozharevc në afërsi të Beogradi, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur. Siç raportohet një makinë dhe një auobuz janë përplasur me njëri-tjetrin dhe shoferi i makinsës ka humbur jetën.

Sipas të dhënave të policisë serbe, 36 të lënduarit gjenden në qendrën emergjente të Beogradit, kurse 12 tjerë janë dërguar në spitalin ushtarak. Gjithashtu Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, i ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm, dhe ka theksuar se janë shtuar kontrollet në komunikacion nga java e kaluar. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident, nga i cili humbi jetën një person dhe mbi 40 u plagosën.

Continue Reading

Rajon

EMRAT/ Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, shqiptarët që pritet të marrin poste ministrore

Në orët e vona të së hënës u vendos përfundimisht se opozita shqiptare në Maqedoni, koalicioni VLEN, do të jetë pjesë e kabinetit të ardhshëm qeveritar, duke kaluar BDI-në e Ali Ahmetit në opozitë.

Në zgjedhjet e 8 majit VMRO-DPMNE ka siguruar 58 deputetë (nga 120 gjithsej), Fronti Evropian që udhëhiqet nga BDI-ja, 18 deputetë, po aq sa partia që ndejti 7 vite në pushtet, Lidhja Social Demokrate, ndërsa koalicioni VLEN 14.

Pas konfirmimit të aleancës së re krerët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN do të jenë pjesë e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, përpos kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, që do ti kthehet detyrës së kryetarit të komunës së Tetovës.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me zgjedhjen në këtë detyrë, ai paraprakisht është dorëhequr nga posti i kryetarit të kësaj partie. Sipas dispozitave në fuqi, kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë edhe kryetar partie, apo të mbajë funksioneve tjera në ndonjë subjekt politik. Gashi 47 vjeç, i njohur më parë si publicist, ka qenë deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në dy mandate 2016-2020 dhe 2020-2024.

Një tjetër nga krerët e koalicionit VLEN, ish kandidati për president dhe kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, do të jetë ministër i Shëndetësisë, duke dorëzuar detyrën e kryekomunarit. Taravari, me profesion mjek, rikthehet në këtë detyrë pas më shumë se 7 viteve, kur ishte pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit.

Kryetari i LD-së, i cili u shkëput me bujë nga BDI e Ali Ahmetit, Izet Mexhiti, do të lërë mandatin e deputetit dhe do të jetë në postin e zv.Kryeministrit të parë të Qeverisë.

Këtë të martë, 28 maj, ka nisur seanca e parë e Kuvendit, e dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Pas konstituimit të Kuvendit, në afat prej dhjetë ditësh presidentja e porsa zgjedhur, Gordana Silanovska-Davkova pritet të dekretojë kreun e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN, pothuajse i kanë përfunduar bisedimet për bashkëqeverisje dhe për ndarjen e posteve ministrore në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët do të kenë deri 6 ministra, por marrëveshja nuk do të bëhet e ditur pa mbylljen e bisedimeve edhe me lëvizjen ZNAM, një parti me 6 deputetë që pritet gjithashtu të jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm.

Bazuar në paralajmërimet e VMRO DPMNE-së, Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjidhet më së voni deri më 20 qershor.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING