Connect with us

Kosova

Njëriu plastelinë/ Osmani përplaset me Vuçiç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në bisedën që ka bërë në “Atlantic Council” ka thënë se procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe duhet të përqendrohet tek njohja reciproke si synim final.

Ajo tha se termi “normalizim i raporteve” është përdorur nga BE-ja për shkak të pozicionit neutral. Megjithatë ajo thotë se përderisa ky proces është për të normalizuar raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, i njëjti procesi nuk duhet të shfrytëzohet për të normalizuar Vuçiçin, në sensin e të bërit që ai të duket një politikan pro-evropian. Presidentja u shpreh gjithashtu se Vuçiç s’është një i tillë dhe se çdo veprim që bën, e bën prej një politikani autokrat.

Advertisement