Connect with us

Rajon

Gjallë a vdekur asociacion/ Vuçiç mbyt shpresat

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është takuar me kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Në një postim në Instagram, ai tha se gjatë takimit ka theksuar edhe një herë se procesi në vazhdim i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Falënderova kryetarin e Parlamentit austriak për mbështetjen që vendi I tij po i jep Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, që përfshin një fluks më të madh të investimeve austriake. Persa i përket dialogut me Kosovën, edhe një herë theksova se s’ka vazhdim dialogu pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe” – deklaroi presidenti serb

Advertisement