Connect with us

Aktualitet

Belind Këlliçi, ‘baruti i lagur’ i 14 majit

Juristi Kreshnik Spahiu tha se një pjesë e madhe e njerëzve refuzuan të marrin pjesën në zgjedhje se e dinin që në fillim rezultatin.

Sipas Spahiut, kjo ndodhi edhe në Tiranë, ku njerëzit e dinin se si do shkonte gara ndaj nuk e votuan Belind Këlliçin.

Populli është i prirur të mos marrë pjesë në ato ndeshje ku dihet rezultati. Ata që marrin pjesë janë strukturat partiake dhe pjesa tjetër që mendon se vota e tij mund të sjellë ndryshim. Në qytetet ku dihej si do shkonte gara nuk ka pasur pjesëmarrje. 

Belind Këlliçi nuk ndezi, nuk kishte qytetarë të Tiranës që se dinte rezultatin në Tiranë. Nga ana tjetër është një 15 për qind që voton për herë të parë. Si do dalin të motivohen kur s’e njohin? Politika është kimi, po nuk ndezi, kimia merr fund”, tha Spahiu.

Advertisement