REAGIM
Nuk do pranohen kurrë/ Vuçiç për kryetarët shqiptarë në komunat serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar se politikanët shqiptarë që nga sot do të jenë në krye të komunave serbe në veri të Kosovës “nuk do të pranohen kurrë për kryetarë komunash” dhe u bëri thirrje serbëve që te ruajnë paqen.
“Mesazhi im është se ne do të jemi me serbët dhe se do të luftojmë që ata të mbijetojnë në Kosovë” – tha Vuçic nga Novi Sad.
Ai u shpreh gjithashtu se situata në veri të Kosovës është shumë e tensionuar për shkak të gjithçkaje që po ndodh si dhe falënderoi njerëzit që po vijnë nga Kosova në tubimin e organizuar nga Partia Progresive Serbe më 26 maj në Beograd.