Connect with us

Rajon

Patriarku Porfirije përzihet në politikë: Kosovën duhet ta ruajmë si pjesë të Serbisë

“Kosova është zemra jonë dhe ne duhet ta ruajmë atë si pjesë të Serbisë” – kështu ka deklaruar patriarku serb Porfirije në fjalimin e tij pas liturgjisë së “Ditës së Spases” (festë ortodokse serbe) para tempullit të Shën Savës në Beograd.

“Nëse dikush na merr veshin, syrin dhe zemrën – a mund të jetojmë pa të? E di që të gjithë e dimë përgjigjen brenda vetes. Na duhet lutja, duhet të mbledhim forcat për të ruajtur Kosovën si pjesë e Serbisë sikurse në të kaluarën dhe tani e përgjithmonë, që të mos ndodhë që Kosova të tjetërsohen as në mënyrë të tërthortë e as drejtpërdrejtë” – ka pretenduar patriarku Porfirije.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe pse jemi të ndryshëm, nuk duhet të lejojmë që të “abuzojmë me fatkeqësinë tonë të përbashkët duke akuzuar njëri-tjetrin”.

“Të mos i thellojmë ndasitë, mos ti hedhim benzinë ​​zjarrit – do të kemi nevojë për forcë, na presin shumë sprova”, ka thënë patriarku.

Advertisement