Connect with us

Rajon

‘Serbët në shënjestër’/ Revoltohen mediat serbe: Ka snajper në godinat në veri

Situata vazhdon të përshkallëzohet në veri të Kosovës. Media serbe Kurir.rs kanë publikuar foto nga godina e komunës në Zubin Potokut, ku është zbuluar se në dritaren e ndërtesës ndodhet një snajper i  forcave speciale të Kosovës.

Në shkrim media serbe shprehet se snajperi, i përket forcave speciale të Kosovës dhe ka në shënjestër protestuesit serbë.

‘Në Leposaviç kanë shtrirë telat me gjemba rreth ndërtesës së komunës, ndërsa në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës dhe Metohisë është zbuluar se në dritaren e ndërtesës komunale ka pasur një snajper të forcave speciale të Kosovës, që ka për qëllim serbët! Pamja ka shqetësuar të gjithë serbët në veri të Kosovës,”-shkruhet në artikull.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

Advertisement