Connect with us

Kosova

Kurti në stol/ Osmani takohet me Vuçiç

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka fajësuar autoritetet kosovare për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës. Nga Forumin e Bratislavës, aty ku ndodhet edhe kryeministri I Kosovës Albin Kurti, Macron ka paralajmëruar për një takim mes Presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandër Vucic, qe mund te organizohet ne Moldavi.

Presidentja e Kosovës, nderkohe ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Eshte shumë qartë përgjegjësia e autoriteteve të Kosovës për situatën e tanishme dhe dështimin e respektimit të një marrëveshje, e cila megjithatë ishte e rëndësishme dhe është arritur pak javë më parë” – deklaroi Macron teksa ia ka lënë fajin Kosovës.

Advertisement