✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Kjo është 82-vjeçarja që ndërroi jetë sot nga shpërthimi në Elbasan (FOTO)

Hatixhe Berisha, 82 vjeçe, është viktima që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan. E moshuara ndodhej në banesën e saj, në të njëjtën ndërtesë ku shpërtheu apartamenti i fqinjit, kur godina u trondit nga vala e shpërthimit.

82-vjeçarja u gjet e pajetë në vendngjarje. Ndërkohë, shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në strukturën e pallatit dhe në apartamentet përreth.

Përveç viktimës, disa persona të tjerë mbetën të asfiksuar dhe u transportuan në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku morën ndihmë mjekësore. Shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit mbeten për t’u hetuar.

Advertisement