Connect with us

Politike

Rama takohet me Macron në Bratislavë

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin francez, Emmanuel Macron në Bratislavë.

Kreu i qeverisë ka ndarë disa fotografi nga takimi, teksa shkruan se temë diskutimi kanë qenë marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në, nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri.

“Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, shkruan Rama.
Advertisement