Connect with us

Rajon

Një vit pa Putinin/ Vuçiç rrëfehet dhe akuzon

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka komunikuar me homologun rus Vladimir Putin për më shumë se një vit.

“Nuk kam folur me Putinin për më shumë se një vit. Por pashë shumë liderë të BE-së duke shkuar tek ai ose duke folur me të. Nuk mendoj se është keq të flasësh me dikë. Por unë nuk e bëj këtë, sepse të gjithë do të thoshin: ‘Shikoni serbët’ – tha presidenti i Serbisë.

Vuçiç vuri në dukje se do të dëshironte të shihte sa më shpejt në të njëjtën tryezë Putinin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

“Të dy duhet të gjejnë një emërues të përbashkët. Duhen lëshime nga të dyja palët. Ndryshe do të kemi konflikte të tjera. Sa më shpejt do të jetë më mirë për njerëzimin, për mbarë botën”, tha presidenti serb

Në shtator, Perëndimi kërkoi që Aleksandar Vuçiq të marrë një vendim se në cilën anë do te qendronte, nga Rusia apo Perendimi, si dhe të përshpejtonte zgjidhjen e problemit të Kosovës. Në maj 2023, situata në Kosovë u përshkallëzua – serbët vendas protestuan kundër kryetarëve shqiptarë të komunave që fituan postin në zgjedhje me një pjesëmarrje të ulët rekord.

Advertisement