Rajon
Hill: Kemi shumë probleme me kryeministrin Kurti
Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, tha se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hill tha se Kurti nuk është pajtuar me kërkesat perëndimore për uljen e tensioneve.
“Albin Kurti është informuar plotësisht nga ambasadori ynë në Prishtinë, nga emisaret Lajçak dhe Escobar, se do të duhet të bëjë disa ndryshime nëse dëshiron të llogarisë tek ne si mik dhe partner. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit” – deklaroi Escobar
I pyetur nese pret qe presidenti Vucic ta njohë pavarësinë e Kosovës, ambasadori amerikan u shpreh: Unë mendoj se ai është i gatshëm të bëjë atë që tha – të arrijë normalizimin dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe kjo i paraprin të gjitha fazat e ardhshme të bashkëpunimit. Le të fillojmë me radhë, të përpiqemi të realizojmë Asociacionin, njohjen e dokumenteve të Kosovës. Kjo është e rëndësishme në këtë pikë.