Bota
‘Le Monde’ i bën portretin Kurtit: Kryeministri jofleksibil i Kosovës
Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve në veri të Kosovës dhe kërkesave ndërkombëtare ndaj Albin Kurtit dhe qëndrimet e shefit të Qeverisë së Kosovës lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.
“Le Monde” në titull të shkrimit e ka cilësuar kryeministrin Kurti si “kryeministri jofleksibël i Kosovës’.
Në nëntitullin e këtij shkrimi thuhet se Kurti edhe përkundër presionit perëndimor, heziton të organizojë zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Gazetari i “Le Monde” vazhdon duke komentuar edhe mënyrën e komunikimit të kryeministrit te Kosoves
“Albin Kurti mund t’i përgjigjet një pyetjeje të përsëritur tre herë me një jo të thjeshtë, pastaj të shpalosë mesazhin e tij pa ju dëgjuar më, duke qëndruar i qetë, i sjellshëm dhe thellësisht jo fleksibël”, shkruan “Le Monde”.
Gazeta franceze shkruan se pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar që Kurti të lëshoj pe lidhur me krizën në veri, ai përgjigjet pa u shqetesuar për pyetjet e bera.