Pinknews
FOTO/ Butrint Imeri në zi, humb personin e afërm të familjes
Sot është ditë zie për këngëtarin Butrint Imeri, që ka dhënë një lajm të keq në llogarinë e tij në Instagram.
Pak minuta më parë, ai ka ndarë në InstaStory një foto të një personi shumë të dashur për të, që është larguar nga jeta. Bëhet fjalë për hallën e Butrintit.
“Ishalla për Xhenet halla jem e dashur, do na mungosh shumë”- shkruan Butrinti krahas fotos.
Ai e ka treguar shpesh sa i lidhur është me familjarët e tij. Në rrjetet sociale të Butrintit nuk mungojnë pozat me miq e të afërm, të cilët i vlerëson dhe kalon kohë me ta.